Personat gazmorë kanë cilësi më të mirë jete, ja si të bëheni të tillë

0 0

Të kesh një karakter të gëzuar dhe të gjallë, përmirëson cilësinë e jetës. Por kush nuk është mjaftueshëm i tillë, mund të stërvitet për ta arritur. Kjo theksohet nga një hulumtim i udhëhequr nga Universiteti Martin Luther Halle-Ëittenberg, i kryer në bashkëpunim me Universitetin e Cyrihut dhe Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, botuar në Psikologjinë e Zbatuar: Shëndet dhe Mirëqenie. “Njerëz veçanërisht të gjallë – shpjegon Profesor René Proyer, një nga autorët e studimit – e kanë të vështirë të mërziten. Ata janë në gjendje të transformojnë pothuajse çdo situatë të përditshme në një përvojë argëtuese ose tërheqëse.

Jo në kuptimin negativ

Por kjo nuk do të thotë që njerëzit lozonjarë janë veçanërisht “budallenj” ose mendjelehtë. Përkundrazi, studimet e mëparshme kanë treguar që të rriturit mund ta përdorin këtë prirje në shumë situata: ata kanë një vështrim për detaje, ata lehtë miratojnë perspektiva të reja dhe mund ta bëjnë një detyrë monotone interesante.

Konfirmimet në një studim

Pjesëmarrësit në studim u ndanë rastësisht në tri grupe eksperimentale dhe një grup që do të merrnin medikamente me efekt psikologjik. Ata që ishin në grupet eksperimentale përfunduan ushtrimet ditore për shtatë ditë. Para se të shkonin në shtrat, atyre u duhej të shkruanin tre situata të ditës së kaluar në të cilat ishin sjellë në mënyrë veçanërisht të gjallë, ose të përdornin prirjen për të qenë lozonjarë në një situatë të panjohur, për shembull në jetën profesionale dhe të përshkruanin përvojën . Ose të reflektonin për sjelljen e gjallë që ata vëzhguan te vetja atë ditë. Përkundrazi, grupi që mori medikament mori një detyrë që nuk kishte asnjë ndikim në eksperiment. Një pyetësor para dhe pas një, dy, katër dhe dymbëdhjetë javësh tregoi një rritje të gjallërisë në grupin e njerëzve që kishin bërë ushtrime specifike dhe një përmirësim të përkohshëm dhe të moderuar të mirëqenies.

Mërzia është një gjendje shpirtërore e përjetuar nga një individ që ka tendencë të dëshirojë të jetë aktiv, por që nuk mund të bëjë diçka stimuluese, ndërsa personi në depresion është i bindur se nuk ka asgjë interesante për të bërë në jetë.

Lexo edhe: Një jetesë e shëndetshme ju shton një dekadë jetëgjatësi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X