Përshesh me gjel deti

0 0

Si të përgatisim përshesh me gjel deti?

Përbërësit e kulaçit (8-10 persona):

  • 1200 gr miell;
  • 300 ml kos;
  • 1 majë luge sodë buke;
  • 1 gjysmë luge kripë.

Përgatitja e kulaçit për përsheshin me gjel deti:

Zëmë brumin duke përzier të gjithë përbërësit, duke u ndihmuar nga 2 gota ujë që i shtojmë pak e nga pak gjatë përzierjes. E lëmë për 30 minuta duke e mbuluar me një pecetë të njomur. E shtrojmë në një tavë që e kemi lyer me pak vaj, e presim pak ne sipërfaqe me majën e thikes si të jetë bakllava, por pa e futur thikën në thellësi. E pjekim në furrën e nxehur 190 gradë, rreth një orë. E nxjerrim nga furra dhe e thërrmojmë sa është ende pa u ftohur, pasi, nëse ftohet, proçedura e thërrmimit bëhet shumë e vështirë. E vendosim në një tepsi të madhe gjatë natës.

Përbërësit që nevojiten për lëngun:

  • 1.2 lt lëng pule;
  • 1 qepë e kuqe e vogël;
  • Te brendshmet e pulës (te ziera);
  • 2 lugë nenexhik i thatë (nane, mëndërz);
  • Rigon;
  • 3-4 lugë vaj ulliri.

Skuqim në një tenxhere me vaj ulliri qepën e grirë imët, derisa ajo të zverdhet. Shtojmë të brendshmet e pulës që i kemi prerë në copa të vogla dhe i skuqim aty. Hedhim lëngun e pulës. Rregullojmë kripën dhe shtojmë erëzat. E lëmë në zjarr deri sa të marrë valë, në mënyrë që të gjithë përbërësit të lidhen me njëri-tjetrin e lëngu të marrë shije. Sapo lëngu të ketë valuar, ia hedhim kulaçit që kemi në tenxhere dhe e përziejmë fort me lugë druri, në mënyrë që çdo copë të njomet me lëngun. E shërbejmë të nxehtë me mish nga gjeli i detit.

Meqenëse gjelin e detit zakonisht vetëm e pjekim dhe nuk e ziejmë më parë, lëngun e pulës është mirë ta përgatisim duke zier një pulë të vogël fshati, mishin e së cilës e ruajmë në ngrirje për ta përgatitur disa ditë më vonë.

Marrë nga libri “Receta për njerëzit që dua”

Lexo edhe: Gjel deti i mbushur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X