Jeta me të porsalindurin nuk është vetëm e lodhshme, ajo është gjithashtu edhe e mrekullueshme dhe kjo për vetë faktin se:
• Ti ndihesh e privilegjuar. Të gjithë kanë tendencën të sillen më përzemërsisht me nënën e re.
• Një bebe pi gji. Nuk ka më të mrekullueshme se fytyra e fëmijës që pi gji.
• Kanë sy të mrekullueshëm. Ata të shikojnë thellë dhe duket se sytë e tyre dinë gjithcka.
• Të dy bashkë. Ata të dy bashkë janë gjëja më e cmuar, babai me fëmijën. Nuk ka pamje më perfekte për sytë e nënës së re.
• Ata janë të butë. Duke filluar nga koka dhe deri tek këmbët, lëkura e bebes është e butë si mëndafsh.
• Kanë shprehi të mrekullueshme. Sidomos nëse janë të befasuar nga dicka, për shembull në momentin që nëna e fut në ujin e vaskës që bëhet banjo.
• Ata të shikojnë si një mundës “sumo”. Dhe një nënë e di mirë se çfarë do të thotë ky shikim.
• Ata praktikojnë “taekwondo”. Gjymtyrët e tyre duke lëvizur të sjellin nëpër mend praktikimin e këtij arti marcial.
• Ata kanë një aromë të mrekullueshme. Niveli hormonal pëson rritje nëse nuhatet aroma e kokës së një të porsalinduri.
• Ata janë krijuar nga dashuria. Dhe nëse shikoni sytë e tij duket se zhyteni thellë në një lumë dashurie.
Lexoni dhe: Ato gjerat qe e frikesojne me teper nje nene…
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu