Përse ndiejmë dhimbje barku në anën e djathtë?

0 0

Ka shumë arsye e probleme shëndetësore që mund të shkaktojnë dhimbje në bark e specifikisht në anën e djathtë. Hidhini një sy disa prej tyre.

Kur duhet të shkoni te mjeku me urgjencë?

Ju duhet të shkoni urgjentisht te mjeku nëse keni simptomat e mëposhtme:

  • dhimbje ose shtypje në kraharor;
  • temperaturë;
  • jashtëqitje me gjak;
  • përzierje dhe të vjella të vazhdueshme;
  • zverdhje të lëkurës;
  • e ndjeni të fortë kur e prekni anën e djathtë të barkut;
  • enjtje të asaj zone.

Apandeciti është një nga shkaqet më të zakonshme

Shenjat e apandecitit përfshijnë:

  • të përziera;
  • të vjella;
  • temperaturë;
  • diarre;
  • kapsllëk;
  • fryrje të barkut;
  • mungesë oreksi.

Në rastin e këtyre simptomave, duhet të shkoni te mjeku. Nëse është apandeciti, mjeku mund t’ju japë kurë dhe të shkoni në shtëpi, mund të keni nevojë për më shumë kontrolle, ose mund të nevojitet operacion.

Shkaqe të tjera

Gazrat

Gazrat ndodhen në gjithë rrugët e aparatit tretës. Ato shkaktohen nga mospërfundimi i procesit të tretjes së ushqimit dhe mund të shkaktojnë dhimbje në anën e djathtë të barkut.

Gazrat mund të shkaktohen nga:

  • thithja e më shumë ajri se normalja;
  • ngrënia më shumë se ç’duhet;
  • përtypja e çamçakëzit;
  • duhanpirja.

Mostretja

Rasti i mostretjes ose dispepsisë ndodh menjëherë pasi keni ngrënë ose pirë diçka, gjë që mund ta keni vënë re spese ju shkakton dhimbje sapo mbaroni së ngrëni.

Hernia

Ndodh atëherë kur një pjesë e trupit ose një organ i brendshëm shtyn një muskul duke e mbajtur atë në vend. Ka disa lloje hernies dhe ato shkaktojnë dhimbje në zonën ku ndodhin.

Infeksion në veshka

Ka raste qe edhe pse e ndjeni dhimbjen në bark, infeksioni dhe bakteri ndodhen në shpinë, ose anash.

E njëjta gjë vlen edhe për gurët në veshka dhe shoqërohet me urinim të shpeshtë e të vjella.

Lexo edhe: Kishte dhimbje barku, heq kistin 22 kilogramë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X