Mbaj mend ditën kur vajza ime u kthye në shtëpi me një bimë domateje që e kishte mbjellë në një vazo të vogël gjatë kohës që kishte qëndruar me dadon. Në atë moment pata një ndjesi të çuuditshme. U ndjeva pak xheloze. Përse nuk më kishte shkuar mua mendja e para që t’i mësoja diçka të tillë sime bije?
Por pastaj u ktheva në realitet. U kujtova që unë vërtet jam nëna e saj, jam aty për të qenë modeli kryesor i saj, por unë nuk kam aftësi të bëj gjithçka. Jo çdo gjë ime bijë do ta marrë nga unë. Unë do të jem mbështetja e saj më e madhe dhe do t’i oforj dashurinë e gjëra që askush tjetër s’do të mundet, por në jetën e saj do të ketë shumë njerëz të tjerë me ndikim në të ardhmen e saj.
Unë nuk mund të plotësoj çdo nevojë të saj, nëse do mendoj se mundem, është thjesht hapi i parë drejt dështimit.
Kur vajza ime të shkojë në shkollë e di që do të ketë shumë nevojë për mëusesen e matematikës, sepse unë jam e tmerrshme në këtë fushë. Nevojat e saj do të pasqyrojnë unin e saj, jo timin sepse jemi dy njerëz të ndryshëm. Që në pamje ndryshojmë. Ajo është e gjatë dhe e dobët si i ati, ndërsa unë e shkurtër dhe e mbushur.
Më vonë ajo do të mësojë këmbënguljen dhe disiplinën nga instruktorja e saj e aktivitetit fizik.
Kështu çdo person tjetër do të laujë pak roli ne nënës për t’i mësuar sime bije ato që ka nevojë dhe unë jam shumë mirënjohëse për të gjitha “nënat e tjera” në jetën e saj.
Lexo edhe: Leter per pediatrin e femijeve te mi
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu