Perse femijet hedhin objekte? 5 keshilla per prinderit

0 0

Zakonisht, nga mosha 18-24 muaj fëmija fillon të hedhi objektet, qofshin ato lodra apo orendi shtëpiake, dhe shpesh “epiqendra” e hedhjes së objektit mund të bëhet edhe një nga anëtarët e familjes. Si duhet ta bëjmë fëmijën të kuptojë se ajo që po bën është e rrezikshme dhe se në këtë mënyrë mund të dëmtojë dikë?

Ja cilat janë 5 këshillat që psikologia Loredana Romano na jep.

1- E shikoni fëmijën drejt në sy dhe i thoni se nuk duhet ta bëjë

Në momentin që fëmija hedh një objekt në drejtim të dikujt apo diçkaje ju duhet të reagoni në mënyrë të menjëhershme dhe të qartë për ta bërë të kuptojë se ai është një veprim i gabuar, të cilin nuk duhet ta bëjë. Sipas psikologes është mirë ta merrni në krah dhe të komunikoni me të edhe me anën e kontaktit viziv. Ja cfarë mund t’i thoni: “Jo! Jo, nuk duhet ta bësh! E di që je inatosur, por nuk mund të shkatërrosh shtëpinë dhe të dëmtosh njerëzit e tjerë”! Në këtë periudhë këshillohet t’i flisni fëmijës në mënyrë të prerë dhe të qartë duke evituar kritikat e gjata.

2- E vëzhgoni fëmijën dhe përpiquni të kuptoni në cilat raste ai hedh objektet

Është shumë e rëndësishme ta bëni këtë, pasi do të jeni në gjendje të ndaloni fëmijën tuaj ta bëjë sërish një veprim të tillë. Shpesh kjo ndodh tek fëmijët të cilët jetojnë në shtëpi të vogla dhe nuk dalin shpesh jashtë për të shkarkuar energjitë e tyre. Gjithashtu ju duhet të përpiqeni të kuptoni nëse kjo ndodh veçanërisht ndaj një personi të caktuar, i cili mund të krijojë tek fëmija ndjenjë bezdie dhe zemërimi.

3- Nëse fëmija hedh objektet kur është i zemëruar duhet ta ndihmoni të kontrollojë emocionet

Nëse fëmija juaj duket se nxjerr inatin e tij duke hedhur objekte, ju duhet ta ndihmoni atë të kontrollohet, kryesisht duke e kuptuar së çfarë ndien dhe duke ja qartësuar, për shembull: “Mami e kupton që ti je i mërzitur, i lodhur, i gëzuar, por kjo sjellje nuk është e pranueshme”! Një mënyrë për ta bërë të heqë dorë nga hedhja e objekteve nëse është i zemëruar është ajo e shpërqëndrimit me një lojë tjetër.

4- Çdo fëmijë është ndryshe dhe ka kohën e tij së të mësuarit

Ju duhet të dini se nuk ka një recetë fikse për të gjithë fëmijët, duke qënë se ata janë ndryshe nga njëri-tjetri. Ju duhet të respektoni individualitetin e tij. Ndodh që shpesh fëmija të hedhi objekte për të tërhequr vëmendjen e prindërve apo të një personi tjetër të dashur. Në këtë fazë është mirë që të mos lini në vende ku fëmija i arrin objekte të rrëzikshme. Gjithsesi hedhja e objekteve i përket një faze kalimtare që shumë fëmijë e kalojnë. Edhe pse prindërve mund t’ju duket e vështirë, dalëngadalë fëmija mëson të vet-qëtësohet dhe të kuptojë se nuk duhen hedhur objektet.

5- Lereni fëmijën të eksperimentojë deri në momentin sa të mos i bëjë keq dikujt

Sipas psikologes, është shumë e rëndësishme që fëmija të ketë mundësinë të eksperimentojë, por pa i bërë keq dikujt apo vetes. Në këtë fazë të rritjes, fëmija ka dëshirë të shikojë efektin e veprimeve të tij. Për të është një kënaqësi të dëgjojë zhurmën e objektit që bie, dhe ta shikojë teksa bie. Këtë mund ta lejoni ta bëjë me lodrat e tij.

Lexoni edhe: Të bërtiturat dhe dhuna verbale dëmtojnë fëmijët

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X