Perse femija eshte vazhdimisht i semure?

0 0

Para moshës 6-vjeçare fëmija mund të sëmuret shpesh, dhe madje disa fëmijë mund të sëmuren edhe më shpesh se të tjerët.
Përse disa fëmijë sëmuren më shpesh së fëmijët e tjerë?
Periudha më e rrezikshme është periudha tetor-prill, gjatë së cilës fëmija mund të shfaqë episode temperature 5-6 herë. Fëmija sëmuret shpesh sepse në aspektin imunologjik ai mund të konsiderohet “i virgjër”, pra nuk është përballur ende me shumë agjentë infektivë. Në momentin që ai përballet meto sëmuret. Disa fëmijë janë më të rrezikuar se disa të tjerë për t’u prekur kryesisht nga probleme infektive që kanë të bëjnë me rrugët e frymëmarrjes si për shembull: bajamet, otiti, faringiti, bronshiti, bronkopneumonia etj.
Shkaqet e infektimit
Fëmijë të ndryshëm kanë maturim të ndryshëm të sistemit imunitar, dhe disa fëmijë mund të kenë një system veprues imunitar më të ngadaltë, gjë e cila mund të jetë e trashëguar. Kjo ndodh nëse njëri nga prindërit e tij është prekur shpesh nga virozat e ndryshme. Një tjetër faktor që ndikon në infektim është edhe frekuentimi i kopështit apo çerdhes si edhe kontakti me tymin pasiv i cili bllokon mekanizmat mbrojtës së rrugëvetë frymëmarrjes duke dyfishuar gjithashtu edhe numrin e infeksioneve. Dicka e tillë favorizohet gjithashtu favorizohet edhe nga ngrohja me dru (sobë, oxhak etj) gjë e cila prodhon substanca që ulin sistemin mbrojtës të rrugëve të frymëmarrjes.
Roli i ushqimit
Fëmija që ushqehet me qumësht gjiri ka sistem mbrojtës më të fortë. Një rol të rëndësishëm luan gjithashtu edhe konsumimi i frutave dhe perimeve në mënyrë që në trup të futen sa më shumë substanca antioksidante.

Lexoni edhe:

Irritimi i fytit tek bebet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X