Perse femija mund te linde me shenje te kuqe ne fytyre? A mund të parandalohet?

0 0

Duket se mitet në lidhje me disa çështje nuk kanë të mbaruar në shoqërinë tonë, dhe në lidhje me rastin në fjalë, kemi dëgjuar shpesh “gruaja ka qënë gjatë ciklit menstrual prandaj fëmija ka shenjë të kuqe në fytyrë”. Epo edhe në këtë rast na duhet të themi se nuk është e vërtetë! Në vend të hipotezave të pabaza duhet të shikojmë shkaqet e vërteta.

Përse shfaqen këto shenja?

Sipas Mikhail Gorbachev, mjek i specializuar në gjenetikë, këto shenja do të shkaktohen nga një anomali në kapilarët e lëkurës. Këto shenja janë të lindura dhe me kalimin e kohës kanë tendencën të bëhen edhe më të theksuara në ngjyrë. Zakonisht marrin ngjyrën lejla ose të kuqe të fortë. Ky problem quhet ndryshe edhe “nervus flammeus” dhe në moshë madhore lezioni do të bëhet edhe më i trashë.

A mund të parandalohet?

Jo, kjo nuk është e mundur pasi nuk është shkaktuar nga diçka që nëna ka bërë gjatë shtatzanisë. Fëmija në disa raste e pranon si pjesë të vetes këtë shenjë por në rastet e tjera mund të fillojë të humbë besimin në vetvete.

Si trajtohen?

Duke qënë se kanë tendencën të ashprësohen dhe të thahet lëkura, mund të përdoret një krem hidratues. Mund të hiqen me lazer në moshë të vogël ndërsa kapilarët e gjakut janë më të hollë dhe për pasojë do të trajtohen me më tepër lehtësi. Nëse njolla është pranë syve apo në zonën e ballit duhet të monitorohet me kujdes pasi mund të jetë e lidhur edhe me një njollë në tru. Ky çrregullim është quajtur sindroma Struge-weber.

Pra herën tjerër që dikush do të lidhë këtë problem me menstruacionet i lexoni këtë informacion dhe më pas flisni me mjekun e fëmijës për të parë mundësinë e trajtimit.

Lexo edhe: Hematomat dhe rreziqet qe sjellin per shtatzanine






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X