Përse është më mirë të flemë në anën e majtë?

0 0

Të gjithë e dimë që kohëzgjatja e gjumit është thelbësore për mirëqenien mendore dhe fizike, por rezulton se pozicioni i gjumit mund të jetë një faktor tjetër i rëndësishëm që luan rol në shëndetin optimal.

Konkretisht, një studim i vogël sugjeron që, për shumë njerëz, fjetja në anën e majtë mund të jetë çelësi për shëndet dhe gjumë më të mirë. Teoria buron nga Ayurveda, një qasje holistike ndaj shëndetit dhe mjekësisë që filloi në Indi.

Atëherë, pse gjithë kjo meritë për pozicionin e gjumit në anën e majtë? Rezulton se mund të jetë e mirë për tretjen, shpinën dhe madje edhe për zemrën për shkak të pozicionimit të organeve të ndryshme.

Këtu janë gjashtë përfitime të mundshme që mund të rrjedhin nga gjumi në anën e majtë:

  1. Forcon sistemin limfatik

Sipas mjekësisë Ayurvedic, gjumi në anën e majtë lejon trupin të filtrojë më mirë lëngun limfatik dhe mbeturinat përmes nyjeve limfatike pasi ana e majtë e trupit tonë është ana dominante limfatike. Kërkimet perëndimore kanë zbuluar gjithashtu se gjumi në anën e majtë mund të ndihmojë trupin të përpunojë materialet e mbetura nga truri. Në të kundërt, gjumi në anën tuaj të djathtë mund të ulë efikasitetin e sistemit limfatik.

  1. Mund të përmirësojë tretjen

Kur bëhet fjalë për tretjen, fjetja në anën e majtë mund të preferohet krahasuar me të djathtën për shkak të çështjes së thjeshtë të gravitetit. Në mënyrë të veçantë, shtrirja në anën e majtë lejon që mbeturinat e ushqimit të lëvizin lehtësisht në zorrë. Fjetja në anën e majtë lejon që stomaku dhe pankreasi të varen natyrshëm (stomaku ynë qëndron në anën e majtë të trupit), gjë që mund të ndihmojë zhvillimin e enzimave të pankreasit dhe proceseve të tjera të tretjes.

  1. Bën mirë për zemrën

Mjekët kanë rekomanduar prej kohësh që gratë shtatzëna të flenë në anën e majtë në mënyrë që të përmirësojnë qarkullimin në zemër. Edhe nëse nuk jeni shtatzënë (ose nul jeni grua), gjumi në anën e majtë mund të ndihmojë për të hequr një farë presioni nga zemra.

  1. Është pozicioni ideal për gratë shtatzëna

Fjetja në anën e majtë nuk përmirëson vetëm qarkullimin e grave shtatzëna. Mund të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e presionit në anën e pasme, për të mbrojtur mitrën nga shtypja e mëlçisë dhe për të rritur rrjedhjen e gjakut në mitër, veshka dhe fetus. Për këtë arsye, mjekët kanë tendencë të rekomandojnë që gratë shtatzëna të kalojnë sa më shumë të kohës së tyre të gjumit në anën e majtë.

  1. Mund të zvogëlojë urthin

Një studim i botuar në The Journal of Clinical Gastroenterology zbuloi se shtrirja në anën e majtë mund të ndihmojë në uljen e simptomave të refluksit të acidit. Përsëri kjo është për shkak se stomaku ynë qëndron në anën e majtë. Anasjelltas, shtrirja në anën e djathtë mund të përkeqësojë këto simptoma. Efektet janë mjaft të menjëhershme; nëse po luftoni me urthin pas ushqyerjes, provoni të qëndroni 10 minuta shtrirë në anën tuaj të majtë.

  1. Mund të lehtësojë dhimbjen e shpinës

Njerëzit që vuajnë nga dhimbje kronike të shpinës mund të përfitojnë nga ky pozicion gjumi. Kjo sepse fjetja në krah mund të lehtësojë presionin në shtyllën kurrizore. Nga ana tjetër, kur ndiheni më mirë edhe do të flini më mirë.

Lexo edhe: Dhimbje mesi, shpine, apo qafe? Ja cili është pozicioni më i mirë i gjumit për t’i qetësuar ato






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X