Përse duhet të konsumoni dardha? Ja arsyet

0 0

Dardhat kanë më shumë vlera sesa shija e tyre. Ky frut ofron edhe përfitime të rëndësishme ushqyese. Dardhat mund të ndihmojnë në menaxhimin e peshës, të përmirësojnë tretjen, të zvogëlojnë rrezikun për diabetin e tipit 2 dhe shumë më tepër.

Dardhat janë të mbushura me lëndë ushqyese

Një dardhë mesatare është një burim i mirë i vitaminës C; ky frut gjithashtu përmban kalium, vitaminë K, bakër, magnez dhe vitamina B. Dardhat janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, që ndihmon në ndjenjën e ngopjes.

Dardhat mund të ulin rrezikun për diabetin e tipit 2

Mollët dhe dardhat mendohet se janë veçanërisht të dobishme në zvogëlimin e rrezikut nga diabeti për shkak të sasisë së tyre të lartë të fibrave, që dihet se ndihmojnë në mbajtjen e niveleve normale të sheqerit në gjak. Një studim i publikuar në 2017 ka gjetur një ulje prej 18% të rrezikut për diabetin e tipit 2 në mesin e njerëzve që raportuan se hanin më shumë mollë dhe dardha, kundrejt individëve që hëngrën më së paku. Për çdo dardhë (ose mollë) që keni konsumuar në javë, rreziku për diabet ulet me rreth 3%, sipas studimit.

Dardhat sigurojnë fitonutrientë të dobishëm

Dardhat, veçanërisht ato me lëkurë shumëngjyrëshe, ofrojnë fitonutrientë ose kimikate natyrale të bimëve, si flavonoidet. Këto përbërje janë të njohura që ndihmojnë në mbajtjen e inflamacionit të ulët duke neutralizuar radikalet e lira, të cilat mund të shkaktojnë dëmtimin e qelizave, që nga ana tjetër mund të çojë në sëmundje kronike siç janë sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Radikalet e lira lidhen gjithashtu me plakjen e parakohshme.

Ato ndihmojnë në menaxhimin e peshës

Një dardhë mesatare ka vetëm 100 kalori. Dhe niveli i lartë i fibrave të përmendura më herët? E gjithë ajo sasi fibrash ndihmon në ngopjen tuaj, në mënyrë që të ndjeheni të kënaqur më gjatë. Hulumtimi: Në një studim 12-javor, gratë u ndanë në tre grupe. Një grup shtoi tri mollë në dietën e tyre të përditshme, një grup i dytë shtoi tri dardha, dhe grupi i tretë shtoi tre gatime me tërshërë me pak yndyrë. Studimi zbuloi se gratë që konsumuan mollë ose dardha humbën gati dy kile në 12 javë – pa bërë ndryshime të tjera në dietë.

Janë të lehta për t’u shtuar në vakte

Dardhat mund të shijohen në mënyra të shumta mund të integrohen në ëmbëlsira, të zihen, të piqen etj.

Lexo edhe: Harroni çdo frut tjetër, dardhat duhet të hahen të parat nga femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X