Perse do te ishte e rendesishme vaksina kunder streptokokut B ne shtatzani?

0 0

Një studim i publikuar në revistën shkencore “Clinical Infectious diseases” ka një rëndësi të madhe pasi mund të shërbejë për të evituar abortet dhe vdekjet foshnjore gjatë ditëve të para pas lindjes. Streptokoku B është shkaktar për një infeksion tepër të shpeshtë të shtatzanisë i cili shkakton pikërisht problemet e mësipërme.
Janë më shumë se 21 milion gra në botë që gjatë shtatzanisë infektohen nga ky bakter i cili mund të shkaktojë meningjit tek fetusi dhe madje tek fëmija që sapo ka ardhur në jetë. Krahas abortit ky infeksion mund të shkaktojë edhe vdekjen e fëmijës.
Streptokoki B është i pranishëm në aparatin tretës të fëmijës dhe në disa raste mund të shkojë edhe drejt organeve të tjera duke shkaktuar infeksione beninje. Tek gratë shtatzana ky infeksion nuk është beninj dhe sjell pasoja të rënda tek fëmija.

Vaksina kundër streptokokut B

Kjo vaksinë nuk është ende e disponueshme, por sipas studimit të publikuar është shumë e rëndësishme pasi mund të evitohen shumë aborte dhe vdekje foshnjore. Mendohet se nëse do të jetë në dispozicion një vaksinë e tillë do të ishte e efektshme në rreth 80% të rasteve, dhe tek 230000 raste të infektimit do të evitoheshin.
Vendet me një përqindje më të lartë të rasteve do të jenë India (2.4 milion), Kina (1.9 milion), Nigeria (1.3 milion). Megjithatë nuk mund të themi se në të gjitha rastet shtatzania përfundon në abort apo fëmija në vdekje. E rëndësishme është që kjo vaksinë të hidhet shumë shpejt në përdorim.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X