Shumica e nënave zgjohen shumë shpesh natën për të kontrolluar nëse fëmija i tyre merr frymë, është mirë, nuk është zbuluar e kështu me radhë. Pothuajse të gjitha kemi vënë re gjatë këtyre zgjimeve apo edhe në mëngjes se fëmija i vogël i ka duart e ftohta, dhe shpesh kjo gjë vihet re edhe tek këmbët.
Por përse ndodh kjo? Përse bebet i kanë duart dhe këmbët e ftohta?
Në fakt kjo është diçka tipike e fëmijëve të porsalindur. Ata i kanë ekstremitetet e gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme me një temperaturë më të ulët se ajo e trupit dhe kjo sigurisht që e ka një shpjegim shkencor.
Fëmijët gjatë natës kanë një sistem nervor më aktiv dhe për pasojë kanë aftësi të djersijnë më shumë, pavarësisht temperaturës së dhomës, dhe pavarësisht sa batanije mund të kenë ose jo sipër tyre.
Në disa faza të caktuara të gjumit, aftësia e tyre për termorregullim (mundëson ruajtjen e temperaturës në nivel konstant) ulet, dhe kur temperature trupore bie, organizmi nuk është në gjendje të vendosë në “lëvizje” proçesin e ngritjes së saj.
A duhet të shqetësohet nënë për këtë?
Prania e duarve dhe këmbëve të ftohta tek fëmijët e vegjël është diçka fiziologjike, dhe duke djersitur ato lagen dhe do të jenë edhe më të ftohta. Me avullimin e djersës, duart dhe këmbët do të duken edhe më të ftohta.
A paraqet kjo ndonjë rrezik për fëmijën?
Këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ju duhet të dini se kjo nuk paraqet asnjë rrezik për fëmijën e vogël.Me kalimin e kohës gjithçka do të normalizohet dhe organizmi i fëmijës do të mësojë të rrisë temperaturën trupore duke bërë që duart të mos jenë më kaq të ftohta.
Lexoni edhe: Lekura e bebes, si ta mbrojme nga i ftohti
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu