Perse argetimi i femijes konsiderohet “detyre” e nenes

0 0

Një blogere e famshme amerikane e quajtur Meredith Masony, shpjegon se përse sipas saj argëtimi i fëmijës nuk është vetëm detyra e nënës.

Një nënë dhe pushimet e saj, bashkë me ndjenjat e fajit…

Keni gjithë vitin që i prisni ato dy javë pushime me fëmijët dhe ndërsa niseni të shkoni në destinacion fillojnë ankesat e tyre, në lidhje me lodrat, pse nuk keni blerë ende akullore, pse nuk ke marrë rrobat e banjos që ai preferon e kështu me radhe duke ju bërë brenda pak ditësh të dëshironi të riktheheni në punë! E ndërsa jeni me pushime të prisni gjithë ditën për të ardhur mbrëmja në mënyrë që të qetësoheni disi, por njëkohësisht  nuk mungojnë ndjenjat e fajit si pasojë e mungesës së imagjinatës në disa raste kur duhet patjetër të organizoni një lojë!

Përse duhet të mendoni se kjo është vetëm detyra juaj?

Në vend që të ndiheni keq mendoni se çfarë bëni gjithë ditën edhe pse jeni me pushime. Ushqeni, përgatisni ushqimin, bëni pastrimin e dhomës, pastroni veshjet e fëmijës, mbani cantat me veshje dhe lodra deri në plazh, shkoni blini gjërat që ata duan… epo mjaft! Tani nuk do të ktheheni edhe në animatorin e tyre personal!

Meredith e mendon kështu, si grua dhe nënë e 3 fëmijëve dhe ka plotësisht të drejtë. Nëse ju do të mendoni 24 orë në 24, 7 ditë në javë për organizimin e argëtimit të tij, çfarë do të ndodhë me imagjinatën e tij? Argëtimi nuk duhet të konsiderohet si përgjegjësia juaj por e fëmijës tuaj, sepse nga ana tjetër është shumë normale që fëmija të mërzitet, kështu do të stimulohet edhe kreativiteti i tij. Ju mund të luani me ta, por hiqni dorë nga organizimet e vazhdueshme dhe fikse të lojrave jo vetëm gjatë pushimeve!

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X