Prezantuesja e njohur e ekranit shqiptar Arbana Osmani ka folur për herë të parë për një histori familjare që derimë tani e ka ruajtur me shumë privatësi.
Mbrëmjen e djeshme, protagniste në programin e saj ishte një vajzë që kishte shkuar për të bërë të lumtur të ëmën e sëmurë.
Ishte një histori prekëse dhe në rrjedhën e saj, Arbana ka treguar se kur ka qenë shumë e vogël, e ëma është sëmurur nga kanceri.
E përlotur dhe shumë e prekur, moderatorja tregon se e ka vuajtur shumë këtë periudhë dhe frika e saj më e madhe ishte se mos Zoti i merrte nënën.
Dëshira e saj më e madhe në atë kohë ishte që nëna t’i jepte siguri se kurrë nuk do të largohej dhe se do ta luftonte sëmundjen deri në fund. Këtë gjë ia sugjeroi edhe nënës së ftuar në program që të bëjë me të bijën.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu