Përgatitja: Sekreti i një prindërimi të qetë dhe të sigurt

Kur dikush thotë se po përgatitet për të bërë një fëmijë, gjërat e para që të vijnë në mendje janë kujdesi para lindjes dhe përgatitja e dhomës për të voglin. 




0 0

Të dyja këto janë shumë të rëndësishme. Kujdesi para lindjes ka një rëndësi të madhe për një shtatëzani të shëndetshme dhe ndihmon për t’u përgatitur për lindjen, dhe dekorimi i dhomës për ardhjen e bebit përbën  disa momente argëtuese.

Ndërsa shumë këshillues japin këshillat e tyre për atë që vjen pas lindjes, ata përqendrohen në vetë lindjen dhe anashkalojnë këshilla shumë praktike, të cilat, nëse jepen mjaft herët, mund t’iu kursejnë prindërve orë të tëra stresi pasi lind fëmija.

Nëse e ndiqni rutinën time nga dita e parë, do të keni një fëmijë të përmbajtur dhe të lumtur, por edhe kohë për veten tuaj. Sidoqoftë, koha e lirë është jashtëzakonisht e kufizuar (dhe më besoni, nënat që nuk ndjekin një rutinë kanë edhe më pak kohë të lirë). Në këtë kohë të shkurtër, nëse nuk keni marrë ndihmë nga të tjerët, do të duhet të përshtateni në gatimin e vakteve, blerjeve, rrobave. Duke bërë gjërat e mëposhtme para lindjes së fëmijës, do të fitoni shumë orë kohë të lirë pas lindjes.

  • Porositni paraprakisht të gjitha pajisjet që do të duhen për dhomën e bebit. Krevati i të voglit tuaj mund të zgjasë deri në 12 javë për t’u përgatitur dhe do të ishte shumë mirë që ta kishit atë para se të lindnit, pasi krevati është i nevojshëm ndonjëherë që në javët e para.
  • Lajini të gjithë çarçafët prej liri,muslini dhe peshqiri në mënyrë që ato të jenë gati për t’u përdorur. Bëni gati shtratin, shportën dhe karrocën e fëmijës.
  • Bëni gati produktet e nevojshme që do të duhen për fëmijën, që nga vajrat, pelena, kremrat, furça, shampoo etj.
  • Kontrolloni që të gjitha pajisjet elektrike nëse janë duke punuar siç duhet. Mësoni se si funksionon sterilizuesi dhe si të përdorni shishet ushqyese.
  • Organizoni vend në kuzhinë ku duhet të vendosen të gjitha pajisjet e sterilizuara. Në mënyrë ideale ato do të duhet të ishin në një dollap në mënyrë që të ruhen.
  • Menaxhoni situatën në mënyrë të atillë që solucionet e kuzhinës dhe të tualetit të zgjasin për së paku 6 javë.
  • Përgatisni dhe vendosni në ngrirje një përzgjedhje ushqimesh të shëndetshme, të bëra vetë në shtëpi ,për ju dhe për bashkëshortin. Nëse do të ushqeni me gji duhet të shmangni ushqimet e blera nga dyqani që janë plot me përbërës të tjerë jo të shëndetshëm.
  • Merrni produkte të tjera që do t’ju duhen si çaj, kafe, biskota etj. Është e pashmangshme që të keni vizita nga njerëz të ndryshëm pasi të lindni fëmijën dhe ju duhen produkte të tilla në shtëpi.
  • Përzgjidhni një sërë kartolinash ose mesazhesh për falenderime, në mënyrë që t’jua ktheni të gjithë atyre që do ju japin dhurata.
  • Përfundoni të gjitha punët e nevojshme që duhet të bëhen në shtëpi ose në kopshtin rreth shtëpisë. Gjëja e fundit që ju duhet pas ardhjes së bebit në jetë, është që të keni punëtorë në shtëpi që bëjnë zhurmë.
  • Nëse do të ushqeni me gji, prenotoni makinën elektrike për shtrydhjen e gjirit pasi ato kërkohen shumë dhe nuk dihet a gjeni.

Lexo edhe: Pse prindërimi është më i vështirë për nënën se për babain?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X