Ne degen e sigurimit per barrelindje paguhen:
– Te ardhurat per barrelindje
– Te ardhurat per kompesimin per barrelindje, kur ndryshohet vendi i punes
– Shperblimi per lindje femije
Te ardhurat per barrelindje
1-E ardhura per barrelindje i paguhet gruas se siguruar per barren dhe lindjen e femijes, kur ajo ka 12 muaj periudhe sigurimi, per c’do rast perfitimi. Perjashtohet nga rregulli per periudhen e sigurimit rasti kur e drejta e pageses per barrelindje e radhes ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes se femijes se maparshem.
2-Periudha e perfitimit do te jete 365 dite kalendarike, duke perfshire nje minimum prej 35 ditesh para dhe 63 ditesh pas lindjes se femijes. Per gruan qe do te kete ne barre me shume se nje femije, periudha e perfitimit do te jete 390 dite kalendarie, duke perfshire nje minimum prej 60 dite para dhe 63 dite pas lindjes se femijeve.
3-E ardhura per barrelindje per gruan e siguruar eshte:
– 80% e mesatares ditore te bazes se vleresuar neto te 12 muajve te fundit nga data e lindjes te se drejtes per pagese per periudhen e paralindjes dhe per 150 dite kalendarike pas lindjes.
– 50% e mesatares ditore te bazes se vleresuar neto te 12 muajve te fundit nga data e lindjes se te drejtes per pagese per periudhen tjeter ne vazhdim.
4- E ardhura per barrelindje per grate e siguruara si te vetepunesuara ne bujqesi llogaritet sipas pikes 3, te ketij neni. Per periudhen deri ne barazimin e kontributeve qe paguajne te vetepunesuarit ne bujqesi me te vetepunesuarit ne aktivitete jobujqesore, e ardhura per barrelindje caktohet me vendim te keshillit te ministrave.
5- Nena, qe bireson femijen e moshes deri ne 1 vjec dhe qe ka qene e siguruar jo me pak se 1 muaj, ka te drejte per leje pas lindjes, e cila fillon diten e biresimit, por jo me pare se mbas dites se 63-te te lindjes se femijes, dhe vazhdon jo me shume se 330 dite nga dita e lindjes se femijes. Minimumi i lejes per biresuesen eshte 28 dite.
6- Kur nje femije eshte biresuar gjate lejes se lindjes, nena qe ka lindur do te kete nje periudhe perfitimi deri ne diten e biresimit, por jo me pak se 63 dite pas lindjes.
7- Pas periudhes prej 63 ditesh pas lindjes, te drejten e lejes per kujdes ndaj femijes e ka edhe babai ose biresuesi i siguruar, nese kete te drejte nuk e ushtron apo nuk ka kushte per te perfituar nena.
E ardhura per kompesim per shtatzani
1- Gruaja e siguruar, qe me vendim te komisionit mjekesor kompetent ndryshon vendin e punes per arsye shtatezanie, ka te drejte te perfitoje kompesim te ardhurash per pakesim qe peson nga ndryshimi i vendit te punes. Ky kompesim jepet ne rast se eshte derdhur kontribut per nje kohe jo me pak se 12 muaj.
2- Shuma e te ardhurave qe do te perfitohet per kompensim eshte e barabarte me diferencen ndermjet pages se vendit te punes te meparshem dhe pages se vendit te punes se re. Ky kompensim nuk mund te jete me shume se 50% e masatares ditore te bazes se vleresuar neto te 12 muajve te fundit, nga data e lindjes te se drejtes per pagese.
Shperblimi per lindje femije
1- Shperblimi per lindje femije i paguhet nje personi te siguruar, i cili eshte nena ose babai i nje femije qe lind me kusht qe njeri prej tyre te kete kontribuar per nje vit para lindjes se femijes. Shperblimi do te behet i pagueshem vetem nje here dhe nena do te kete perparesi ne perfitimin e pageses, ne rast se ajo eshte e siguruar.
2- Shperblimi per c’do femije te lindur do te jete nje shume e barabarte me 50% te pages minimale mujore.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu