Përfitimet nga pastrimi i sekrecioneve të hundëve tek fëmijët

0 1

 

Pastrimi i sekrecioneve të hundës, jo vetëm që redukton kohëzgjatjen dhe intensitetin e të ftohtit tek fëmijët, por mund të luajë një rol thelbësor në parandalimin e fillimit të komplikimeve më të rënda në traktin respirator të poshtëm si bronkit dhe pneumoni.

Ndryshe nga ajo që më parë besohej, pastrimi i shpeshtë i hundës mund të jetë gjithashtu një aleat i vlefshëm kundër infeksioneve të traktit respirator të poshtëm. Lajmi vjen nga një studim i botuar nga Gazeta Italiane e Pediatrisë e promovuar nga Omron Healthcare.

Studimi mbi fëmijët

Për të arritur përfundimet e tyre, hulumtuesit zhvilluan një provë për një periudhë prej 90 ditësh në 89 fëmijë të moshës së parashkollorit, të ndarë në dy grupe: grupi i parë i fëmijëve u sigurua me kujdesin e frymëmarrjes duke përdorur aspirator, ndërsa fëmijët e grupit të dytë janë trajtuar pa aspirator hundësh.

Përfitimet e aspiratorit të hundës

Nga analiza e rezultateve u shfaq se tek fëmijët hunda e të cilëve u pastrua me aspiratorin e hundës, episodet e çrregullimeve të rrugëve të frymëmarrjes së sipërme u zvogëluan krahasuar me të vegjlit tek të cilët hunda nuk ishte pastruar siç duhet (4, 3 ditë kohwzgjatje e simptomave kundrejt 5, 7 ditë). Në mënyrë të ngjashme, për fëmijët të cilët ishin pastruar me aspiratorin e hundës, çrregullimet e traktit të ulët të frymëmarrjes u ulën (3, 8 ditë kohwzgjatje e simptomave kundrejt 4, 4 ditëve të fëmijëve hunda e të cilëve nuk u pastrua me të njëjtën metodë), duke nxjerrë në pah përfitimet e nxjerrjes së sekrecioneve të hundës jo vetëm për ftohjet tek fëmijët dhe për çrregullimet e traktit të frymëmarrjes së sipërme, por edhe për ato më të ulëta. Në veçanti, një frekuencë e zvogëluar e kollës u vu re tek fëmijët në të cilët u përdor aspiratori i hundës.

Më pak dhimbje në fyt dhe veshë

Së fundmi, nga krahasimi i simptomave të fëmijëve të të dy grupeve u shfaq se tek pacientët e vegjël të cilët përdorën aspiratorin e hundës gjatë një ftohjeje, jo vetëm u zvogëlua numri i ditëve me çrregullime të rrugëve të frymëmarrjes së sipërme dhe të poshtme, por edhe ditët me fyt të irrituar, dhimbje veshi dhe çrregullime të gjumit.

Ta dini!

Hunda e mbytur dhe simptomat e ftohjes janë arsyeja e parë që prindërit shkojnë tek pediatri në 2 vitet e para të jetës së fëmijës.

Lexo edhe: Si te trajtojme hundet e bllokuara tek bebet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X