Përfitimet befasuese të dushit gjatë natës

Një dush i nxehtë në mëngjes mund t’ju zgjojë dhe madje ju rrit krijimtarinë, sipas disa studimeve.




0 1

Por nëse doni të përmirësoni gjumin tuaj, bërja e një dushi gjatë natës është rruga që duhet të ndiqni. Ekspertët thonë se ka prova që një dush gjatë natës mund t’ju ndihmojë të flini.

Por truku kryesor është të mos bëni dush shumë vonë. Nuk duhet të ngroheni menjëherë para se të shtriheni në shtrat. Kjo për faktin se temperatura e trupit rritet natyrshëm deri në orët e vona të pasdites, kur ajo fillon të bjerë. Ftohja është një sinjal që na thotë se ne duhet të shkojmë të flemë, kështu që ndërprerja e këtij procesi mund ta bëjë më të vështirë të flemë.

Dushi herët në mbrëmje i jep mundësinë trupit tuaj të ftohet dhe madje mund të sjellë gjumë, thotë Shelby Harris, drejtor i mjekësisë për gjumin në Qendrën Mjekësore Montefiore të Nju Jorkut. Disa studime kanë treguar që ngrohja e trupit tuaj duke bërë një dush mund të ndihmojë në nxitjen e gjumit kur ka kohë të mjaftueshme për t’u qetësuar më pas. Ndërsa shumica e hulumtimeve janë përqendruar tek kjo pjesë, një dush 20-minutësh do të ketë efekte të mrekullueshme”, thotë Harris.

Koha e dushit tuaj duhet të jetë në mënyrë të tillë që të keni të paktën një orë e gjysmë kohë para se të shtriheni, rekomandon Harris.

Në këtë mënyrë deri në momentin që të shtriheni në shtrat, trupi juaj do të jetë i freskët dhe gati për gjumë.

Për më tepër nëse bëni dush në këtë kohë, ju mund të lani edhe fytyrën. Pastrimi i fytyrës para se të shkoni në shtrat ju ndihmon për pastrimin e lëkurës, mbrojtjen nga rrudhat dhe ndihmon kremrat e natës dhe hidratuesit të funksionojnë në mënyrë më efektive.

Lexo edhe: Kur mund të bëj dush pasi kam lindur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Përse nuk është mirë ta...

Sa shpesh duhet të lani të porsalindurin tuaj? Ka një arsye të mirë pse duhet ta anashkaloni banjën e fëmijës suaj sonte. Mësoni sa shpesh duhet të lani të porsalindurin...

20 sekonda mjaftojnë për të...

Gjatë pandemisë Covid-19 mësuam t’i japim rëndësinë e duhur larjes së duarve mirë. Një veperim që shumë shpesh bëhet shumë me ngut. Tani, një hulumtim i kryer nga disa fizikanë...

Në vjeshtë rikthehen parazitët e...

Përkundër vëmendjes së madhe që sot i kushtohet higjienës, pastrimit dhe parandalimit të sëmundjeve, parazitët e kokës tek fëmijët janë një problem që ende nuk mund të çrrënjoset. Këta parazitë...

Mjaftojnë 24 ora pa i...

Higjiena e gojës është thelbësore për të parandaluar sëmundjet dhe jo vetëm në gojë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të mos qëndroni shumë gjatë pa larë dhëmbët. Ekspertët paralajmërojnë:...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X