Kur nje bebe mund te fleje me jastek?

0 0

Jeni duke menduar të blini një jastëk për beben tuaj të vogël pasi mendoni se ai nuk ka rehatinë e duhur gjatë gjumit pa të? Apo mendoni se bebi juaj është tepër i vogël për të fjetur me një të tillë? Mësoni tani se kur është momenti i duhur që fëmija të flejë me jastëk tek koka.
Nëse deri në këtë moment bebi juaj nuk ka fjetur ndonjëherë me jastëk, pra deri tani ka fjetur në një sipërfaqe të sheshtë, ai nuk e di cfarë ndryshimi do të kishte të fjeturit ndryshe. Sipas pediatërve, jastëku është një send i rrezikshëm gjatë gjumit të fëmijës pasi mund të shkaktojë SIDS dhe për këtë arsye ju nuk duhet t’ja vendosni bebes tuaj nëse e shikoni se ai nuk ka nevojë për të, pra nëse fle i qetë. Edhe pse disa modele djepësh kanë jastëkun e tyre, ju duhet të evitoni përdorimin e tij të paktën deri në moshën 1.5 vjecare, në mënyrë që të evitoni mbytjen e fëmijës në gjumë.
Çfarë duhet të kemi parasysh ndërsa zgjedhim jastëkun e fëmijës?
Jastëku duhet të jetë:
 I vogël dhe i sheshtë;
 Ai nuk duhet të jetë shumë i fortë ose shumë i butë. Një jastëk i butë e rrit edhe më shumë rrezikun e SIDS;
 Mos blini jastëk me pupla. Është një faktor tepër i lartë rreziku për mbytje.
 Jastëku duhet të jetë anti-alergjik;
 Në momentin që do ta blini e shtypni me dorë. Nëse forma e tij ndryshon shpejt evitojeni pasi është tepër i butë. Nëse forma e tij ndryshon shumë ngadalë është tepër i fortë.

Lexoni me shume: Si te arredojme dhomen e femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X