Sipas disa studiuesve, përdorimi i antibiotikëve mund të forcojë sistemin imunitar të fëmijëve.
Por në çfarë mënyre?
Gjatë viteve të fundit ekspertët kanë qënë të alarmuar nga përdorimi në mënyrë shumë të madhe i antibiotikëve, kjo pasi ky medikament shpesh është përdorur për të luftuar edhe infeksione virale kur në të vërtetë ai është në gjendje të luftojë vetëm ato bakteriale. Megjithatë disa studime laboratorike kanë nxjerrë përfundimin se sistemi imunitar i fëmijës forcohet shumë nga përdorimi i tyre. Por si është e mundur një gjë e tillë?
Studimi i kryer në laborator
Studimi është kryer nga studiues në universitetin “New University of British Columbia” dhe është botuar në “Journal of Allergy and Clinical Immunology”. Studimi është kryer tek disa minj të porsalindur, tek të cilët është dhënë antibiotik për disa javë me rradhë. Gjendja e tyre është kontrolluar vazhdimisht për të parë si ajo modifikohej me kalimin e kohës.
Cilat ishin pasojat për shëndetin?
Nga analizat ka dalë përfundimi se antibiotikët mund të kenë pasoja për organizmin. Tek minjtë që është dhënë vancomicina është vënë re një aftësi më e madhe për t’u mbrojtur nga polmoniti.
Forcohet flora bakteriale
Studiuesit kanë treguar se forcimi i sistemit imunitar të kafshëve ka ndodhur si pasojë e modifikimit në mënyrë pozitive të florës intestinale e cila luan një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.
Antibiotikët nuk duhet të përdoren kur nuk është e nevojshme
Studiuesit theksojnë se mjekët pediatër nuk duhet të nisen nga rezultatet e nxjerra nga një studim i tillë për të rekomanduar përdorimin e antibiotikëve edhe kur nuk është e nevojshme. Medikamente të tilla duhet të përdoren vetëm kur është vërtet e nevojshme, dhe gjithmonë me rekomandimin e mjekut të fëmijës.
Kur duhet të përdoret një antibiotik?
Ky medikament duhet të përdoret vetëm në rastet e një infeksioni bakterial. Ato nuk duhet të përdoren në rast gripi, dhimbje fyti, ftohje sepse janë sëmundje të shkaktuara nga viruset.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu