Përdhunojnë gruan në koma, sjell në jetë fëmijën

0 0

 

Një paciente në gjendje koma prej afro një dekade ka sjellë në jetë një fëmijë, gjë që ka bërë policinë të zbulojë se me të është kryer një abuzim seksual.

Kur fëmija ka ardhur në jetë, është njoftuar se ai kishte probleme me frymëmarrjen dhe janë njoftuar oficerët. Nëna, prej pothuajse 10 vitesh në koma, nuk ishte në gjendje as të fliste as të lëvizte.

Si nëna, ashtu edhe foshnja janë duke u rikuperuar në një spital lokal me bazë në Arizona.

Avokati i familjes ka treguar se ata janë të gjithë të zemëruar e të shokuar nga kjo ngjarje. “Ata nuk janë emocionalisht gati për të bërë një deklaratë publike”.

Policia po kërkon monstrat e ADN-së nga të gjithë meshkujt e stafit me qëllim zbulimin e atësisë së foshnjës, ndërsa kjo situatë konsiderohet thellësisht shqetësuese dhe e pashembullt.

Ndërkohë që janë marrë monstrat e ADN-së dhe po hetohet për të gjetur personin përgjegjës për veprimin e turpshëm e të padrejtë, policia gjithashtu ka bërë thirrje për këdo që ka informacion të vlefshëm, të telefonojë në mënyrë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

Lexo edhe: I mbijeton perdhunimit dhe kancerit te gjirit: Te jesh grua eshte pertej formave trupore






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X