Përbërësi ushqimor që dëmton shumë spermën e burrave

0 1

Lloji i dietës së ndjekur mund të ndryshojë spermën e mashkullit brenda disa ditësh, duke ndikuar në lëvizshmërinë e spermës dhe duke luftuar (ose përkeqësuar) infertilitetin mashkullor.

Mjafton që burrat të hanë keq për disa ditë për të rrezikuar shëndetin e spermës: kjo doli nga një studim i ri mbi infertilitetin mashkullor dhe dietën, e kryer nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Linköping në Suedi dhe botuar në revistën e specializuar Plos Biology Basta. Për shembull, konsumi i ushqimeve veçanërisht të pasura me sheqer për disa ditë përkeqëson shëndetin e spermës mashkullore, duke dëmtuar pjellorinë.

Teprica e rrezikshme e sheqernave

Studimi që lidhte infertilitetin mashkullor dhe dietën e ndjekur u frymëzua nga hulumtime të ngjashme për minjtë: kafshët që hanin shumë sheqer dhe menjëherë u çiftëzuan u bënë baballarë të të vegjëlve me mbipeshë. Prandaj lindi ideja për të provuar nëse dieta gjithashtu ka efekte të menjëhershme në spermën e burrave. Për studimin, ekspertët, analizuan spermatozoidin e një kampioni të përbërë nga 15 burrash të shëndetshëm, që nuk pinë duhan, me një indeks normal të masës trupore dhe të moshës midis 20 dhe 27 vjeç.

Ushqyerja dhe efektet e saj

Pjesëmarrësve iu kërkua të ndiqnin një dietë të shëndetshme për një javë dhe për shtatë ditët e ardhshme një plan ushqimor të pasur me sheqerna, të barabartë me ato të marra duke pirë tri litra e gjysmë pije në ditë.

Duke kryer teste specifike para, gjatë dhe në fund të eksperimentit, shkencëtarët ishin në gjendje të vlerësonin efektet e dietës në cilësinë e spermatozoideve. Në fakt, doli që në fund të javës së parë të testit, gjatë së cilës pjesëmarrësve iu kërkua të ndiqnin një dietë të shëndetshme, rezultatati ishte përmirësuardhe sperma rezultoi me cilësi më të mirë sesa në fillim të eksperimentit. Nga ana tjetër, cilësia u përkeqësua në fund të shtatë ditëve gjatë të cilës mostra kishte konsumuar një sasi të lartë sheqeri.

Studimi ka treguar që lëvizshmëria e spermës mund të ndryshojë në një periudhë të shkurtër dhe duket se është e lidhur ngushtë me dietën; këto ndryshime mund të lidhen me shfaqjen e molekulave specifike brenda tyre. Zbulimi mund të jetë shumë i dobishëm, për shembull duke ndikuar në suksesin e fekondimit të asistuar.

Lexo edhe: Ushqimet që përmirësojnë dhe përkeqësojnë cilësinë e spermës tek burrat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nëse po tentoni për shtatzani,...

Nëse po tentoni për shtatzani, duhet të dini se pjelloria mund të ndikohet nga ushqimi, duke filluar me mëngjesin. Kjo tezë mbështetet nga Dr. Gemma Fabozzi, embriologe klinike dhe nutricioniste...

Vuani nga endometrioza? Mos i...

Endometrioza është një sëmundje delikate, e cila nuk është gjithmonë e lehtë për tu njohur dhe që shkakton pasoja të rëndësishme tek gratë e prekura. Midis tyre, edhe vështirësia për...

Analizat e pjellorisë, tashmë me...

Hulumtimet e fundit nga Eshre, Shoqëria Evropiane e Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë mund të ndryshojnë qasjen ndaj një studimi që shumë gra i nënshtrohen analizës së fertilitetit. Hormoni AMH Studiuesit...

Si të ngelesh shtatzënë?

Mendimi për të ngjizur një fëmijë është diçka shumë emocionuese për çiftin, por ndonjëherë rezulton të mos jetë edhe aq e thjeshtë. Mosha, pesha, mirëqënia e përgjithshme etj mund të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X