Për të luftuar celulitin duhen trajtime konstante, mos prisni rezultate dy javore

0 0

Pesha dhe mosha duket se nuk paskan rëndësi kur bëhet fjalë për celulitin. Tashmë është e qartë se celuliti është një problem kompleks që varet kryesisht nga metabolizmi dhe mënyra e jetesës, siç thotë Dr. Patrizia Gilardino, kirurge kozmetike në Milano.

Këshillat për verën

Para së gjithash, duhet të keni parasysh që nuk mund të vendosni të luftoni celulitin dhe të shihni rezultate në pesëmbëdhjetë ditë: këmbëngulja do t’ju shpërblehet, por duhet të merrni kohën e duhur dhe të punoni shumë, nisur nga dieta, vëmendja e duhur kozmetike, nga aktiviteti fizik deri te trajtimet nga mjeku estetik. Ajo që ka rëndësi së pari është të lëvizni. “Nuk është e nevojshme të jeni sportiste profesioniste dhe kaloni gjithë ditën duke bërë gjimnastikë, por përkushtimi të paktën gjysmë ore çdo ditë në lëvizje është një zakon i mirë për tu adoptuar rregullisht, duke zgjedhur ndër aktivitetet që i përshtaten më së miri trupit tuaj dhe mundësive tuaja” sugjeron ekspertja. Për të promovuar qarkullimin dhe luftuar ngecjen e lëngjeve, që janë shpesh origjina e celulitit, është thelbësore të planifikoni një shëtitje të shkurtër ose një udhëtim me biçikletë çdo ditë: ajo që ka rëndësi është të hiqni dorë nga stili i jetës sedentare dhe të filloni sa më shpejt të jetë e mundur.

Kujdes nga dieta dhe zakonet e gabuara

“Dieta mesdhetare është një pikë e shkëlqyer referimi sepse siguron një konsum të bollshëm të perimeve dhe frutave të freskëta, ndërsa kufizon produktet e paketuara me yndyrna të pangopura dhe kripë që përkeqësojnë ënjtjen dhe celulitin”, vazhdon specialistja. “Një rregull i mirë është që gjithmonë të pini shumë ujë, mundësisht natyral: këshilla klasike është të pini të paktën dy litra në ditë”, vazhdon mjekja e cila sugjeron të shmangni pijet e gazuara dhe me sheqer.

Trajtimet më të përshtatshme

Kur vendosni të shkoni te mjeku estetik, duhet të përqendroheni në trajtimet e largimit të lëngjeve.

Në situatat më të komplikuara, pra kur celuliti është në sasi shumë të madhe dhe shoqërohet gjithashtu me dhimbje në prekje, është më mirë të shkoni drejt trajtimeve më natyrale siç është karboksiterapia e cila ju lejon të veproni në thellësi duke shfrytëzuar vetitë e dobishme të dioksidit të karbonit.

Lexo edhe: Heq rrudhat dhe celulitin, receta e pijes që mendohet të jetë një antidot për plakjen e lëkurës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X