Për të gjithë prindërit që duan të adoptojnë: Mos e humbni shpresën!

0 0

Teksa rrugëtimi i dashur i mëmësisë vjen me ulje-ngritjet e veta, me kohën që kalonte, unë e dija se kisha një thirrje të fortë për birësim. Burri im dhe unë ishim duke u përpjekur të sillnim në jetë një fëmijë, megjithatë çdo përpjekje për ta ngjizur dështoi. Pas dy raundesh trajtimesh pjellorie, ndihesha e shkatërruar. Kisha hequr dorë nga shpresa se do të ndodhte. Por në një ëndërr, më thanë të filloja procesin e birësimit.

Ndjeja në shpirtin tim se unë dhe vajza ime duhej të ishim së bashku. Ndërhyrja Hyjnore, Energjia, Zoti, Universi, sido që ju vendosni të identifikoni një forcë më të madhe se vetja jonë, është ajo që na bashkoi. Sepse dashuria, jo biologjia është ajo që krijon një lidhje prind-fëmijë.

Nuk kisha ide se ku të filloja ose me kë të kontaktoja, por e dija që universi po më udhëzonte. Këtë herë dëgjova shenjat që po më dërgonte, dhe përmes kësaj, engjëjt mbrojtës dëgjuan dëshirën time.

Vendosa të adoptoj nga Armenia, vendi i paraardhësve të mi. Megjithatë, procesi ishte i ngadaltë për shkak të të gjitha ligjeve që lidhen me birësimin ndërkombëtar dhe ka shumë pak fëmijë në Armeni për birësim. Ishte e pasigurt nëse kjo do të na e sillte ndonjëherë fëmijën që e dëshironim aq shumë.

Në atë kohë, unë dhe burri im po jetonim në një apartamen në Manhatanin e poshtëm. Çdo natë unë shkoja në taracë, lart mbi dritat e qytetit dhe lutesha në tre yje të vegjël që të kishim një foshnje tonën. Secili yll ishte një përfaqësim i yni. Një për mua, një për burrin tim dhe një për foshnjën tonë që e dinim se ishte në rrugën e saj duke ardhur. Yjet ishin në formën e një trekëndëshi.

Kaloi një vit dhe asnjë fëmijë për birësim nuk lindi në Armeni. Viti i dytë kaloi dhe akoma asgjë. Megjithatë, çdo natë vazhdoja të lutesha tek tre yjet e vegjël. Duke e ditur në shpirtin tim se një ditë ajo do të vinte.

Ndërsa filloi viti i tretë, babai im, i cili është nga Armenia, na tha të shkonim atje. “Ajo po të pret”, tha ai. Me pak besim dhe shumë frikë, hipëm në aeroplan për në Armeni dhe arritëm shumë vonë në një tokë të huaj. Atë natë u lutëm mbi tre yjet, shkuam të flinim dhe shpresuam që me dritën e mëngjesit dëshira jonë do të bëhej realitet. Të nesërmen në mëngjes, avokati ynë i birësimit tha: “Një vajzë e vogël lindi natën e kaluar, doni ta takoni?”.

Lindi vajza jonë, Elle Lusine.

Ne u nisëm drejt Shtëpisë së Foshnjave Nork në Jerevan, kryeqytetin e Armenisë dhe kur sytë tanë u takuan, u duk sikur e kishim njihur gjithmonë atë. Pastaj, kemi vënë re diçka magjike. Lutjet tona  morën përgjigje. Emri i saj i vendosur nga agjencia e birësimit ishte Lusine, që do të thotë “drita” në armenisht.

Shpresa ime është që gjatë kësaj kohe të vështirë me ndalimet e birësimeve ndërkombëtare që kjo do t’u japë pak shpresë familjeve që presin fëmijën e tyre.

Vazhdoni të besoni miqtë e mi. Mos u dorëzoni kurrë.

Lexo edhe: Si t’ja them femijes te verteten e adoptimit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X