Per te gjithe meshkujt qe kane frike te kalojne jeten vetem me nje femer

0 0

Dale Ptridge është një sipërmarës dhe shkrimtar i njohur, i cili duket se ka fituar shumë “pikë” në sytë e femrave, dhe çuditërisht kjo ka ndodhur nga “pikët” që ai i jep gruas së tij! Midis postimeve të shumta që ai ka bërë kohët e fundit në rrjetet sociale, vlen të spikatim një postim i cili në të vërtetë duhet të tërheqë më shumë vëmendjen e meshkujve. Ai postim duhet t’i bëjë ata të shohin gruan e tyre ndryshe, për një martesë dhe jetë sa më të lumtur Dale Patridge konkretisht shkruan:

“Meshkujt shpesh herë kanë frikë të martohen, kanë frikë të kalojnë jetën e tyre me të njëjtën grua. Unë jam i martuar, dhe duhet të them për të gjithë meshkujt se nuk e kam kaluar jetën time vetëm me një grua. Po, pikërisht kështu! Unë jam dashuruar me një vajzë 19-vjeçare, jam martuar me një vajzë 20-vjeçare, krijova një familje me një grua 24-vjecare e cila u bë një nënë e mrekullueshme, pata një fermë në krye së të cilës ishte një 25-vjeçare dhe sot jam i martuar me një grua të zgjuar dhe punëtore 27-vjeçare. Gjithcka varet nga mënyra si një burrë e shikon jetën dhe gruan që ka në krah. Shumë burra frikësohen të kalojnë jetën me një grua të vetmë, kur në të vërtetë mund të dashurojnë gjatë gjithë jetës verisone të ndryshme të saj. Teksa vitet kalojnë një burrë nuk duhet të mendojë t’i thotë “jo” martesës, por “po” një gruaje për të kaluar ditët e jetës së tij me  të”!

Burra! Është e sigurt që me kalimin e viteve ajo nuk do të jetë më bukuroshja me lëkurën e shndrritshme dhe të lëmuar, por do të jetë bukuroshja që do të mbajë me shumë lezet rrudhat, thinjat, vitet, mëmësinë dhe të gjitha ato cka jeta e “detyron” një femër të përballet, dhe ju duhet të mësoheni ta respektoni, të jetë ajo e vetmja për ju, sepse me shumë mundësi vitet kanë bërë të njëjtën gjë edhe me ju, edhe me bukurinë tuaj!

Lexpni dhe: 3 sjelljet në rrjetet sociale që dëmtojnë marrëdhënien në çift






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X