“Për pak vrava vajzën time”, Kanye West mban qëndrim kundër abortit

0 0

Kanye West është përfolur shumë kohët e fundit si kandidat në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Në nisjen e tubimit të parë në Karolinën e Jugut ditën e diel, reperi mbajti një fjalim mjaft emocional, ku ndër të tjera foli për qëndrimin e tij kundër abortit dhe eksperiencën personale.

43-vjeçari zbuloi se ai dhe Kim, 39 vjeç, morën në konsideratë abortimin e vajzës së tyre të parë North, që tani është 7 vjeç.

“Unë gati vrava vajzën time”, u shpreh reperi në fjalën e tij. “E dashura ime më telefonoi duke bërtitur dhe tha ‘Unë jam shtatzënë’. Ajo po qante”.

Pasi shqyrtuan mundëistë që kishin, reperi zbuloi se ata vendosën ta mbanin vajzën pasi Zoti i dërgoi një mesazh teksa po punonte në laptopin e tij në Paris.

“Ekrani im u bë bardhezi. Dhe Zoti tha: “Nëse tallesh me vizionin tim, unë do të tallem me tëndin”. Dhe unë e telefonova partneren time dhe i thashë: “Do ta mbajmë këtë fëmijë”.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, West bëri me dije se nëna e tij e ndjerë Donda e shpëtoi atë duke i rezistuar kërkesës së babait të tij për ta abortuar.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X