Per nje shtatzani pa duhan, per nje nene dhe femije te shendetshem

0 0

Nëse edhe ju jeni një nënë që pini duhan, duhet  të dini  se gjendja e të përzierit dhe të vjellat në fillim të shtatzanisë, ulin dëshirën për të pirë duhan, më e mira do të ishte të përdorej ky rast për të ndaluar tërësisht pirjen e duhanit.  Ndalimi i menjëhershëm i pirjes së duhanit është një investim i madh për shëndetin.

Një guidë hap pas hapi për gruan shtatzanë, si të hiqni dorë nga duhani!

Hapi i parë

Shkruani për veten tuaj:

  • Kur pini duhan;
  • Për çfarë arsye pini duhan dhe çfarë mund të bëni në vend të pirjes së duhanit;
  • Bëni planin.

Hapi i dytë

  • Shkruani arsyet për të cilat do të ndalosh pirjen e duhanit, të paktën një arsye për veten tënde dhe një për fëmijën tuaj;
  • Llogarisni sa shumë mund të kurseni duke ndaluar pirjen e duhanit, dhe mendoni për çfarë gjë tjetër mund të përdorni këto të holla.

Hapi i tretë

  • Vendosini vetes një qëllim dhe shkruani si do ta arrini këtë qëllim;
  • Kujtoni gjithmonë arsyen, pse doni të ndaloni pirjen e duhanit;
  • Shikoni rregullisht qëllimin që keni shkruar, me qëllim që të mos e harroni.

Hapi i katërt

  • Vendosni një ditë në të cilën do ndaloni pirjen e duhanit, zgjidhni një ditë që të duket më e përshtatshme. Mos e ndërroni ditën e caktuar;
  • Kërkoni nga njerëzit që pinë duhan, të tregojnë mirëkuptim ndaj jush dhe të mos pinë duhan në prezencën tuaj.

Hapi i pestë

  • Bëni diçka për veten tuaj dhe fëmijën që pritet të vijë në jetë (qetësim, pishinë, ecje në natyrë, gatim, kinema, blini diçka të bukur;
  • Mos u dorëzoni, edhe pse mund të mos keni rezistuar dhe keni pirë një cigare.

Kini parasysh arsyen, pse kishit dëshirë të ndalonit të pinit duhan! Si mendoni do të ndjehet fëmija në barkun tuaj tani? Nëse ndjeni që jeni të stresuar apo të nervozuar, atëherë kjo është një shenjë që tregon se trupi juaj po përshtatet tashmë me gjendjen e re, pa nikotinë. Nëse ju shkon mendja për të pirë duhan, mirë është që në vend të kësaj, të preferoni fruta dhe ujë. Bëni lëvizje të rregullta çdo ditë. Ju jeni duke i dhënë vetes dhe fëmijës tuaj, premtimin për një të ardhme të mirë, kjo është gjithçka.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X