“Epo, ai është kaq i vogël!” Këto fjalë më vrasin sa herë që i dëgjoj.
Është ndryshe kur e quaj kikirikun tim të vogël, unë jam nëna e tij. Nuk dua të dëgjoj të tjerët të më thonë se sa i vogël është ai. Më besoni, më godet çdo ditë, kur e vë në peshore dhe shpresoj që me anë të ndonjë mrekullie ai të fitojë disa gramë gjatë natës. Tronditëse, kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Djali im vuan nga pamundësia për të marrë peshë, gjë që njihet si sindromë në mjeësi sidomos për bebat e vegjël. Është pafundësisht e dhimbshme për mua. Përpiqem me gjithçka mundem, vërtet me gjithçka që kam mundësi që ai të fitojë peshë.
Tre vjet më parë, unë linda djalin tim të parë. Ai ishte gjithashtu një fëmijë i vogël. Kam kaluar pushimin e lehonisë duke peshuar çdo ushqim, duke llogaritur gramët e qumështit, madje kam shkarkuar aplikacione për ushqyerjen në telefon.
Duke kaluar këto vështirësi, unë u betova se gjërat do të ishin ndryshe me fëmijën tim të ardhshëm. Jam betuar se nëse gjërat nuk do të shkonin mirë, do ta ushqeja vetëm me formulë herën tjetër në vend që të ushqeja me gji pa marrë parasysh sa shumë e doja.
Universi ka një sens mizor ndonjëherë. Gjërat patjetër që kanë qenë ndryshme këtë herë. Kjo foshnjë u shtrua në spital para se të mbushte 4 javë. Ky fëmijë ka duruar aq shumë dhumbje për shkak të refluksit.
Ky fëmijë nuk është në gjendje të fitojë peshë dhe unë nuk kam mundur ta mposht dot këtë problem.
Dhe njerëzit me gjithë predispozitën e tyre për të ndihmuar, nuk e kuptojnë sesa të lëndojnë. Edhe kur tregojnë se fëmija e të afërmit të tyre është bërë mirë, edhe kur më këshillojnë të përziej formulën me qumështi ne gjirit dhe ta lë të vakët, edhe kur thonë se uji i ngrohtë ka funksionuar për refluksin e fëmijëve të tyre.
Qëllimi i tyre është i mirë, por nuk e dinë se si ndihem unë.
Ata nuk e dinë çfarë shqetësimi është kur fëmija mezi ka fituar pak gramë në 10 ditë.
Nuk e dinë si është të tentosh të ngrohësh për herë të shtatë qumështin në biberon, sepse gjashtë herët e tjera kanë dështuar.
Ata nuk e dinë pafuqinë që vjen nga shikimi i bebes tënde.
Por ne po e kalojmë këtë së bashku, hap pas hapi.
Por kjo gjë më ka mësuar që të mos marr të mirëqena as arritjet më të vogla të djalit tim, duke festuar kështu çdo moment.
Lexo edhe: 5 ushqimet qe ndihmojne ne shtimin e peshes se bebit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu