Për herë të parë “Brenda Covidit”, shefja e Shërbimit Infektiv nuk mban dot lotët, ngashërehet nga dhimbja/ VIDEO

0 0

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin Top Story është transmetuar një dokumentar me natyrë jo vetëm informues, por me një ngarkesë emocionale të jashtëzakonshme. “Brenda Covidit”, titullohej emisioni që paraqiste pamje të patransmetuara më herët, brenda mureve të Spitalit Infektiv, ku po trajtohen të prekurit nga Covid-19.

Që nga mënyra sesi gazetarët dhe stafi i emisionit u pajisën me veshjet e përshtatshme për t’u mbrojtur nga infektimi, u dallua se ky emision nuk do të ishte si gjithë të tjerët që jemi mësuar të shohim në televizor. Aty me të vërtetë zhvillohej një luftë.

Kjo dukej nga mjekët e infermierët e palodhur, që nuk mund t’i identifikoje po të mos kishin të shkruar emrin mbi unifromën e punës, nga duart e pacientëve që vareshin pa fuqi, ama me një unitet të jashtëzakonshëm mes dy palëve në një lutë të ashpër kundër armikut të përbashkët: Covid-19.

Pas shpjegimit  e përshkrimit të anës mjekësore e shkencore të trajtimit të pacientëve, është i pashmanghsëm fakti se poshtë shtresave të shumta të unfiromës, gjendjet një zemër e madhe, e fortë dhe e brishtë njokëshst. Një zemër që sakrifikon, që vë në rezik veten në emër të  profesionit (misionit) që vite më parë zgjodhi t’i dedikonte jetën. Pjesë e kuftës kundër Covid-19 ishin bërë edhe mjekë që nuk ishin pjesë e stafit të Spitalit Infektiv, duke dëshmuar sërish zemërgjerësinë e vetëmohimin e profesionit të mjekut.

Krahas ndjekjes së protokolleve mjekësore, personeli mjekësor tregon gjithashtu se lidhja mes tyre e pacientëve këtë kohë të pajetuar më parë, është përtej pozicioneve në të cilat gjenden. Mjekët këto ditë janë bërë familjarët e vetëm të të shtruarve, të cilët nuk kanë mundësi të kenë një person të afërt as tëkujdeset, por as të jetë 24 orë i informuar për gjendjen e  tyre. Gjithçka bëhet me ndërmjetësimin e mantelbardhëve.

Madje, një prej mjekeve ndan emocionin e jashtëzkonshëm që i ka dhënë mesazhi i vajzës së një pacienteje që ka dalë e shëruar nga spitali. Edhe pse mundohet, ajo e ka të vështirë të gjejë fjalë për të përshkruar kënaqësinë e madhe që i jep mirënjohja që marrin pas rasteve të suksesit që ata kanë në pavione.

Megjithëse duket sikur jeta e tyre është vetëm brenda mureve të spitalit, ata nuk janë vetëm mjekë. Ata kanë një familje ku mbajnë rolin e prindit, fëmijës, gjyshit, motrës, vëllait etj.

Disa prej tyre tregojnë se tashmë nuk jetojnë më as me fëmijët, as me prindërit, si një masë kjo e dhimbshme, por e domosdoshme për t’i mbrojtur nga rreziku.

Ndërsa shefja e Shërbimit Infektiv, mjekja Najada Çomo e ka pasur të pamundur të flasë për pjesën familjare. Sapo është pyetur për ëktë çështje, “Eh, pastaj këtu më fillon…” ishin të vetmet fjalë që mundi të thoshte ajo që të gjithë e kemi parë si një grua të hekurt, si shpresëdhënesen ku i ka apsur sytë gjithë shëndetësia shqiptare. E përlotur dhe pa mundur të artikulojë asnjë fjalë më tepër, në sytë dhe fytyrën e mjekes fisnike dallohet dhimbja e shumëfishtë.

A e ke takuar gocën?- vazhdon më tej gazetarja, por për profesoreshë Najadën, dhimbja dhe emocioni përshkallëzohet aq shumë, saqë vetëm ngashërima mund të shprehë atë që ndjen.

“Ecim, vazhdojmë”, – thotë ajo si për të fshehur dhimbjen që në të vërtetë është lehtësisht e lexueshme.

“Çfarë është gjëja që të mundon më shumë?”- vijon me këmbëngulje gazetarja. “Është edhe frika se mund të sëmurësh familjarët e tu, por do kalojë, do kalojë”- përgjigjet mjekja optimiste edhe pse mes dhimbjesh.

Ngarkesa përcillet me shumë intensitet edhe tek teleshikueist, megjithëse janë vetëm disa minuta që ne “futemi” brenda këtij spitali. Ndërsa mjekët pothuajse po jetojnë aty, me një përgjegjshmëri shumë të lartë profesionale në luftën me smëundjen, me përgjegjshmëri të lartë humane në krah të të sëmurëve dhe me detyrë informimin e qetësimin e familjarëve të tyre, por nga ana tjetër me peshën e rëndë të largimit nga familja e tyre. A nuk janë këto arsye të mjaftueshme për t’i quajtur mjekët heronj, për t’u përulur para punës së tyre dhe për të qenë përjetësisht falëndërues e respektues ndaj Odisesë që ata kanë nisur e nuk dihet se kur do t’i vijë fundi?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X