“Për fëmijën tim bëj gjithçka”, Lira Gjika: Kjo shprehje tregon paaftësi për të dashur

0 0

Ka ngjallur debate të shumta deklarata e pak ditëve më parë e aktores Rudina Dembacaj, e cila në një postim shkroi se “fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e kruajti tepër”.

Reagime pati  në postimin e saj, ndërsa aktorja doli në një intervistë televizive dhe u shpreh se për fëmijën e saj është e gatshme të bëhet shqiponjë, ndërsa tregoi se një bashkëmoshatar i vajzës së saj ja kishte qëlluar të bijën në kopësht.

E ndërsa nënat janë ndarë në dy kampe, ku disa mbështesin reagimin e aktores e të tjera e kundërshtojnë me forcë, vjen një mendim i pediatres së njohur Lira Gjika, e cila shpjegon njëherë e mirë se si duhet të veprojnë nënat me fëmijët.

Lira shprehet se për fëmijën nuk duhet të bësh gjithçka, por të bësh më të mirën.

Ja postimi i plotë i Lira Gjikës:

“Për fëmijën tim, jam gati të bëjë gjithçka”.

Këtë shprehje, të cilën kam një jetë, që e dëgjoj dhe, që më ka krijuar gjithnjë bezdi, dyshim dhe irritim, sot si profesioniste dhe si një njeri që kam mbi 60 vite mbi supe, i përgjigjem me përgjegjësi që nuk është shprehje, që tregon dashuri të madhe, por paaftësi për të dashur dhe ndjenjë faji. Një prind, sidomos një nënë, zgjedh për fëmijën e vet, të bëjë më të mirën dhe jo gjithçka. Ashtu siç zgjedh, ushqimet, veshjen, shampot dhe sapunet larës të rrobave, po ashtu, duhet të zgjedhi si ta preki, si t’i flasi dhe si të sillet me fëmijën, cila është gjëja më e mira për të. Pra një prind, dhe sidomos një nënë nuk mund të bëjë gjithçka, por vetëm më të mirën, (natyrisht për aq sa e di të mirën), për veten dhe fëmijën e saj. Një prind, që bën një deklaratë të tillë nuk di të dojë me më të mirën e shpirtit. Ky prind apo prindër, veprojnë nëpërmjet ndjesive, pra sipas ngarkesës emocionale apo më saktë sipas ndjenjës së fajit, që për ta është bërë stofa për të njohur e “endur” të mirën. (Ka studime të plota që merren pikërisht me këto sjellje të prindërve.) Kjo shprehje dhe shprehje të tjera të kësaj kategorie, nuk lejojnë të ndërtohet një marrëdhënie e shëndetshme prind fëmijë, pasi këto gjëndje të prindërve ku ndjesitë luhaten vazhdimisht, te fëmija shkaktojnë frikë dhe pasiguri. Kur fëmija shikon dhe ndjen nënën, që grindet apo qan apo flet me pasion, trembet dhe mendon se është fajtori ai, fëmija. Prandaj ju nëna dhe baballarë, por edhe gjyshe e gjyshër, kujdes, nëse vërtet i doni fëmijët, bëni më të mirën për ta, dhe jo atë, që ju duket ju e mirë. Lira Gjika






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X