Nga dita e djeshme pothuajse në të gjitha familjet shqiptare janë ndezur dritat festive si edhe është vendosur pema plot me zbukurime. Të gjithë e dimë se ajo është një objekt që tërheq së tepërmi vëmëndjen e fëmijëve duke u shndërruar në një faktor rreziku për sigurinë e tyre.
Merrni masat e duhura:
- Forconi bazën. Ndoshta duke e vendosur bishtin brenda një poç Pema tani do të bjerë më me vështirësi nëse fëmija e tërheq.
- Fiksoni majën. E lidhni majën me anën e një filli pas një mobilje për t’u siguruar se nuk do të bjerë.
- Mos përdorni globa qelqi. Janë sigurisht më të bukura dhe artistike por edhe më të rrezikshmet për shkak se mund të thyhen dhe dëmtojnë fëmijën.
- Qirinjtë e qelqit. Edhe këto nuk duhet të jenë pjesë e dekorit. Ato mund të përbëjnë rrezik edhe nëse janë të fikura duke qënë se fëmija mund të mendojë se janë karamele që shkëlqejnë.
- Dritat brenda normave. Mos i kini ndezur ndërsa shkoni për të fjetur apo jeni jashtë shtëpisë.
- Kujdes me kabllot. Mos i lini kabllot e dritave atje ku fëmija mund t’i prekë.
- Kujdes me fjongot. Janë të buta dhe me ngjyra, perrfekte për të tërhequr vëmëndjen e fëmijës dhe për pasojë rritur rrezikun e gëlltitjes.
- Vendoseni pemën në vendin e duhur. Ajo duhet të qëndrojë larg burimeve të nxehtësisë si edhe larg vendeve ku femija mund ta arijë.
- Pema e vogël. E tërhiqni vëmëndjen e fëmijës me anën e një peme të vogël të zbukuruar me arusha të vegjël dhe biskota fëmijësh!
Lexoni edhe: Kuriozitete rreth pemes se Krishtlindjes dhe Vitit te Ri
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu