Përbërësit:
* 1 kg patate të vogla;
* 5 gjethe sherbelë;
* 1 lugë gjelle rozmarinë të freskët (fletët);
* 3 thelpinj hudhër;
* 1 lugë kafeje piper të zi (ose sipas dëshirës);
* 6 lugë gjelle vaj ulliri;
* kripë.
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe, hedhim ujë, i shtojmë kripë dhe e lëmë të ziejë. Kur uji të ketë marrë valë, shtojmë patatet dhe i lëmë të ziejnë jo më shumë se 10 minuta. Më pas, patatet i hedhim në ujë të ftohtë dhe pasi janë ftohur i heqim prej andej dhe i lëmë të kullojnë. I presim katër pjesë të barabarta. Në një grirese e grijmë sherbelën, rozmarinën, piperin, kripën e trashë dhe hudhrën. I përziejmë erëzat me vajin e ullirit dhe i trazojmë në një tas derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas, shtojmë patatet dhe i trazojmë mirë, në mënyrë që erëzat dhe vaji të shpërndahen përgjatë gjithë sipërfaqes së patateve. I futim në furrë dhe I pjekim për rreth 30-40 minuta në temperature 200 grade C. Shërbehen të ngrohta.
Lexoni edhe: Si te pergatisim tave me kremvice dhe patate?
Burimi: Revista Living
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu