Pastrimi pas nje aborti

0 0

Cfare eshte krutazhi (pastrimi)?
Krutazhi eshte pastrimi i kavitetit se uterusit, pas nje aborti. Ky pastrim behet me anen e nje nderhyrje, me anen e se ciles mjeku gjinekolog heq nga uterusi pjesen e mbetur nga shtatzania e nderprere. Kjo behet me anen e nje anestezie te pergjithshme e cila zgjat disa minuta (rreth 10-15 minuta), pas se ciles gruaja eshte ne gjendje te kthehet ne shtepi ne po te njejten dite.
Nese shtatzania ka qene pak javeshe, materiali i ovulimit hiqet me anen e nje tubi thithes te lidhur me nje pompe qe krijon vakum. Me pas kontrollohet me anen e nje ekografie nese uterusi nuk ka me asnje mbetje nga shtatzania e nderprere.
Nese shtatzania ka qene 9-10 javeshe, atehere behet pastrimi me anen e nderhyrjes kirurgjikale. Para nderhyrjes vendoset ne zonen zonen intime te gruas prostaglandina vaginale, e cila ben te mundur hapjen e kanalit se cerviksit. E gjithe kjo stimulon kontraksionet si dhe mund te shkaktoje nxjerrjen spontane se mbetjeve se shtatzanise te nderprere.
Pas pastrimit se uterusit, gruaja mund te kthehet ne shtepi brenda dites. E kunderta ndodh vetem nese rasti specifik shoqerohet me shfaqjen e temperatures ose komplikacioneve te tjera. Gjate diteve ne vazhdim gruaja do te kete gjakderdhje te vogla, te cilat zakonisht zgjasin 7-10 dite.

Nese shtatzania eshte e hershme nuk behet nderhyrje e menjehershme
Nese aborti spontan ndodh gjate javes 8-9 te shtatzanise, atehere mjeku zakonisht rekomandon qe gruaja te prese edhe 2-3 jave te tjera, kjo pasi zakonisht gjate kesaj kohe mund te ndodhe dalja e embrionit ne menyre spontane. Por nese ajo vendos te mos prese per nje kohe aq te gjate, atehere behet nderhyrja nga ana e mjekut gjinekolog.

Pas pastrimit se uterusit, behet kontrolli i hormonit beta HCG
Pas rreth 20 ditesh nga dita e pastrimit se uterusit, edhe pse dalja e embrionit mund te kete ndodhur ne menyre spontane, behet vleresimi i nivelit se hormonit beta HCG. Kjo behet per te verifikuar nese rritja e nivelit se hormoneve nga shtatzania, eshte nderprere.

Lexoni edhe: Simptomat dhe shkaqet e abortit spontan






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X