Pasojat psikologjike te braktisjes tek femijet jetime

0 0

Në grupimin e fëmijëve jetimë, ose fëmijëve jashtë kujdesit prindëror, përfshihen fëmijët 0-14 vjeç dhe të rinjtë (fëmijët) 14-18 vjeç, të cilët nuk jetojnë me prindërit e tyre për shkaqe të ndryshme. Edhe pse shpesh dëgjojmë të flitet në lidhje me planifikimin familjar, rastet e fëmijëvë jetimë nuk janë duke u ulur.

Por cilat janë pasojat psikologjike të braktisjes tek këta fëmijë?

Të qënit jetim tek një fëmijë le pasoja gati të pariparueshme psikologjike, të cilat mund të reduktohen vetëm në një mjedis të ngrohtë familjar dhe shoqëror, i cili e pranon dhe e sheh atë të barabartë në çdo aspekt. Në shumë raste nga studime të shumta psikologjike që i janë bërë kësaj kategorie, tek fëmijët pa prindër apo edhe vetëm me një prind, nga ana e shoqërisë vihet re një qëndrim injorues, neglizhues, ku shfaqen hapur emocionet negative që manifestohen ndaj këtij fëmijë.

Si e përjeton fëmija këtë qëndrim?

Ky qëndrim përbën edhe shkakun fillestar që tek fëmija të lindë agresiviteti ndaj atyre që e refuzojnë, lenë pas dore, apo edhe që duan “ta heqin qafe”. Një fëmijë i tillë nuk ka fatin e të pasurit së një jete normale. Ai ndjen peshën e një perceptimi të dhimbshëm social, refuzues dhe dyshues ndaj tij në pjesën më të madhe të rasteve.

Kur fëmija rritet, ndjen psikologjikisht se është ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë. Gjendja e një jetimi vështirësohet në stadin e adoleshencës, kur krizës së identitetit të moshës i bashkohet kriza personale që ky individ mbart në vetvete, kjo pasi origjina e indentiteti personal dhe familjar nuk ekziston, duke i munguar kështu edhe objekti i identifikimit. Pikërisht identiteti i paqartë, i çrregullt dhe i shperfytyruar e bën konstruktin individual psikologjik disi të deformuar. Për këto arsye, këta individe kanë çrregullime emocionale dhe të sjelljes.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X