Edhe pse Robert Berisha dhe Nora Istrefi nuk janë më bashkë, ata vazhdojnë të jenë prindër të mrekullueshëm për vajzën e tyre Rennenë. Këtë Roberti e ka deklaruar gjithmonë, por në një intervistë të fundit, ka dhënë detaje lidhur me ndryshimet që ka përjetuar Renneja pas ndarjes së prindërve. “Renne nuk është prekur aspak, fakti që unë e Nora nuk jemi bashkë nuk ka ndikuar aspak te vajza”, – është shprehur Roberti.
I pyetur më në hollësi për përditshmërinë e tyre, ai shpjegoi këtë deklaratë. Së pari Roberti tha se e ndan jetesën e tij sa në shtëpinë që ka ai vetëm, sa në shtëpinë e Norës dhe Rennesë.
Ndërsa duke përshkruar ditën e tij të zakonshme, ai tha se gjatë ditës është më i lirë se Nora e prandaj kalon shumë kohë me të bijën. Ai e merr nga kopshti, pastaj shkojnë në lodrat që asaj i pëlqejnë më shumë.
Duke hedhur poshtë zërat se pas ndarjes dhe për shkak të angazhimeve muzikore, ata nuk kujdesen më për vajzën, Roberti shpjegoi se ndarja nuk i ka bërë armiq, ndërsa përsa i përket koncerteve ato janë vetëm në fundjavë, gjithë pjesa tjetër e kohës i kushtohet vajzës.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu