Parazitet e kokes, mitet dhe te vertetat

0 0

Parazitët e kokës mund të përbëjnë një problem për fëmijët e çdo familje, sidomos në periudhën që ata frekuentojnë kop

shtin apo shkollën. “Hedrin” është një firmë shumë e njohur për produktet e saj të cilat shërbejnë për të luftuar këta parazitë, nga e cila sot kemi siguruar për të gjitha nënat disa këshilla që mund të rezultojnë të jenë shumë të dobishme.
Disa mite dhe disa të vërteta me të cilat duhet të njiheni:
1. Parazitët e kokës, insektet fluturuese të cilat “i duan” njerëzit

Parazitët e kokës nuk mund të kërcejnë apo të fluturojnë, por mund të konsiderohen si “alpinistë” të frikshëm të cilët lëvizin dhe fshihen shumë shpejt. Ata jetojnë vetëm tek njerëzit, dhe absolutisht tek kafshët (parazitët e njeriut). Prezenca e parazitëve në kokën e fëmijës nuk ka aspak lidhje me higjenën personale, pasi ata mund të jetojnë në të gjithë tipet e flokëve, duke mos bërë dallim midis atyre të pastër dhe të pisët.
2. Prerja e flokëve të fëmijës dhe zhdukja e parazitëve
Parazitët e kokës preferojnë të jetojnë në kontakt me lëkurën e kokës, duke qënë në gjendje të mbijetojnë edhe në një gjatësi floku prej 2mm, për këtë arsye jo domosdoshmërisht prerja e flokëve të fëmijës mund të rezultojë dicka efektive në lidhje me zhdukjen e tyre, gjë e cila mund të jetë edhe jo e pëlqyeshme për fëmijën.
3. Mund të transmetohen tek kafshët?
Parazitët e kokës së njeriut janë të aftë të jetojnë vetëm tek njeriu, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të transmetohen tek kafshët.
4. Parazitët janë shumë pjellorë dhe rezistentë
Femrat janë në gjendje të “shtrojnë” rreth 300 vezë (therrijat) në rreth 3 javë. Çdo vezë arrin formën e rritur brenda 10 ditëve, për të arritur formën e rritur pas rreth 2 javëve. Rritja e shpejtë e parazitëve të kokës ndodh për shkak të ushqyerjes së tij të shpeshtë, cikël që përfshin 5 “vakte” në ditë.
5. Habitati i tyre i preferuar
Nuk duhet të frikësoheni nga prezenca e parazitëve tek veshjet, çarçafët apo mobiljet tuaja, kjo pasi habitati i tyre i preferuar është koka e njeriut. Për këtë arsye nismat e patrimit dhe higjenizimit të plotë të shtëpisë do të rezoltojnë të jenë një harxhim kohe dhe energjie.
6. Nëse i “trajtojmë” mirë do të lagrohen?
Prezenca e parazitëve të kokës nuk shfaq asnjë rrezik për shëndetin e fëmijës, por gjithsesi është një ndjesi shumë e madhe bezdie ajo që manifestohet në të gjitha rastet. Për këtë arsye duhet bërë trajtimi i menjëhershëm i tyre, pasi në të kundërt nuk do të largohen nga koka e fëmijës.
7. Aplikimi i produktit
Në momentin që do të kryeni një trajtim në kokën e fëmijës, duhet të siguroheni që produkti të aplikohet në të gjithë gjatësinë e flokëve, duke e lënë të veprojë për aq kohë sa është e nevojshme (shihni instruksionet e produktit), duke treguar kujdes për sytë dhe fytyrën e fëmijës.
8. Kontrolli i ditëve në vazhdim
Ju duhet të kontrolloni kokën e fëmijës me shumë kujdes disa ditë pas trajtimit, për të verifikuar nëse parazitët janë zhdukur. Nëse në instruksionet e produktit që keni aplikuar është udhëzuar të kryhet një aplikim i dytë, duhet ta bëni, gjë e cila zakonisht këshillohet të bëhet rreth 7 ditë pas trajtimit, në mënyrë që të zhduken edhe parazitët që mund të jenë krijuar nga vezët e “mbijetuara”. Pas kësaj duhet të kontrolloni kokën e fëmijës çdo javë në mënyrë të rregullt.
9. Pjesëtarët e tjerë të familjes duhet të tregojnë kujdes
Nëse në kokën e fëmijës janë gjetur parazitë, duhet të tregojnë kujdes edhe pjestarët e tjerë të familjes, si edhe personat e tjerë që mund të kenë qënë në kontakt të afërt me fëmijën.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X