Parazitet e kokes, ja si ti trajtojme

0 0

Disa këshilla të vlefshme që duhet të keni parasysh në lidhje me trajtimin e parazitëve të kokës, pavarësisht produktit që keni zgjedhur të përdorni. Ja çfarë duhet të dini, sipas Marcello Monti, përgjegjës i shërbimit dermatologjik të institutit “Humanitas” në Rozzano.

Parazitet e kokes, 10 rregulla per trajtimin
1- Para se të filloni trajtimin, është mirë t’i hiqni fëmijës rrobat pasi mund të bëhen pis, dhe zakonisht substancat që përmbajnë këto produkte janë të vështira për t’u hequr nga rrobat.
2- Aplikoni produktin duke ndjekur në mënyrë shumë të saktë udhëzimet e paketimit. Nëse fëmija ka flokë të gjatë, mund të mos jetë i mjaftueshëm një paketim. Tregoni kujdes të veçantë për t’ju përmbajtur kohës të rekomanduar, si edhe mënyrës së shpëlarjes.
3- Pas trajtimit duhet t’i vishni fëmijës veshje të pastra.
4- Nëse shihni ende parazitë të gjallë, por që lëvizin me vështirësi pas rreth 8-12 orësh nga trajtimi, nuk është e nevojshme të bëni një të dytë, pasi disa insekticide i vrasin parazitët pak më me vonesë.
5- Nëse pas 8-12 orësh parazitët lëvizin ende me të njëjtën shpejtësi si më parë do të thotë që produkti nuk ka bërë efekt, dhe për këtë arsye nevojitet një trajtim i dytë me një tjetër produkt.
6- Pas trajtimit, është e rëndësishme të largohen mekanikisht vezët me anën e një krëhëri të posaçëm. Nuk mjafton një krëhër normal, sepse i ka dhëmbëzat me shumë hapësirë mes tyre dhe për pasojë nuk do të jetë në gjendje t’i largojë.
7- Një javë pas trajtimit të parë duhet të krihen flokët me krëhërin e posacëm, duke i mbledhur vezët në një pecetë për t’i hedhur më pas në koshin e plehrave. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe pas trajtimit të dytë.
8- Është reptësisht e ndaluar të përzihen produkte të ndryshme për një trajtim të vetëm.
9- Për një trajtim më efektiv do të ishte i nevojshëm përdorimi i produktit specifik dhe më pas edhe i shampos të posaçme.
10- Është më i këshillueshëm përdorimi i produkteve të posaçme dhe jo vetëm i shampove, pasi edhe pse kanë një kosto të ulët nuk ofrojnë një trajtim efektiv.

Lexo edhe: Si ta kuptojme kur femija ka parazite?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Gjermania po ndërton parqe lojërash...

Një objekt i lartë në një park lojërash në Berlinin verior, konsiderohet shqetësimi më i madh i prindërve. Fëmijët e moshës gjashtë vjeç e lart kalojnë nëpër katër topa të...

Vogëlushja letër drejtuar Babagjyshit

Në redaksinë tonë, mbërrtiti një mesazh nga një nënë, e cila na dërgonte letrën që vajza e saj kishte shkruar për Babagjyshin. Më poshtë po publikojmë letrën e plotë, duke...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X