Papritur ndalova së ushqyeri me qumësht fëmijën tim

0 0

Ndodhi papritur. Pak a shumë siç ndodh kur takon dashurinë e jetës tënde, por ti ende nuk je e vetëdijshme. Papritur, në orën 13 të një të mërkurë dimri, ndërkohë që shijoja pjatën time të preferuar, vendosa t’i shkëpus ushqyerjen me gji vajzës sime.

Shumë prej jush mbase po pyesin sesi  mund të ndodhë një vendim kaq i papritur, të tjerë në fakt mund të më gjykojnë për mënyrën sesi kam zgjedhur t’i a heq gjirin vajzës. Mbase kam gabuar, mbase nuk duhet të sillem kështu.

E dini se kur u ndjeva sikur po gaboja? Kur vajza ime nuk donte të hante sepse kërkonte vetëm të pinte qumësht, dhe unë, e dëshpëruar për faktin që ajo qante vazhdimisht, e kënaqja. Zbuloja të gjithë gjoksin për të.

U ndjeva  shumë keq sidomos gjatë natës  vajza ime nuk bënte gjë tjetër veçse kërkonte gjoksin tim. U ndjeva një nënë e gabuar shumë herë. E dini pse? Sepse kisha frikë. Kisha frikë të hiqja përfundimisht kordonin që më lidhte me të. Heqja e gjoksit ishte një moment që mezi prisja të përjetoja. Për mua ishte sikur e kisha sërisht në mitrën time.

Por e gjithë kjo, po merrte një kthesë të gabuar. Nuk dua ta quaj zakon, por ajo filloi gjatë gjithë ditës të kërkonte gjoks. Një gjë e tillë u zvogëlua me kalimin e kohës, nuk bënin gjë tjetër veçse të shtoheshin. Dhe nuk ia dilja dot më.

Kështu pas mijëra episodeve ku më thoshte që ‘nuk dua gjellë, por dua gjoks”, i thashë mjaft. Nuk do t’i harroj kur të qarat gjatë natës, e dëshpëruar sepse kërkonte gjoks. Në errësirë në natë , ku gjatë qetësisë dhe rrahjeve të zemrës së saj , unë qava. Qava sepse për herë të parë, pas thuajse 2 vitesh, e zuri gjumi pa u kapur me gjoksin tim.

Heqja e gjirit ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Pata momentet e mija, por riktheva çdo gjë ashtu siç ishte. Nuk mund të bëja një dush më shumë se në 5 minuta, nuk mund të haja e qetë.

Pas shumë buzëqeshjeve dhe shikimeve plot dashuri një kapitull i bukur i jetës sime si mama mori fund.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X