Perberesit
– 2 feta buke te zeze
– 3 feta djathe sanduici (psh guda, fontina)
– 200-300 gr gjethe rrepash
– 1 spec
– 1 domate
– 2 luge vaj ulliri
– 2 ullinj jeshile (pa berthame)
– 2 ullinj te zinj (pa berthame)
– 1 thelpi hudher
– Kripe
Pergatitja
Pastroni rrepat nga kercelli dhe mbani vetem gjethet dhe lulet e tyre. Me pas i lani me kujdes.
Ne nje tigan hidhni vajin e ullirit dhe skuqni per gati 1 minute specin bashke me nje thelpi hudher. Me pas shtoni ullinjte dhe pas 1 minute gjethet e rrepave dhe domaten. I hidhni kripen dhe i mbuloni me nje kapak. I lini ne zjarr per rreth 30 minuta. Beni gati paninen, ne feten e poshtme se bukes vendosni gjethet e rrepave (te gatuara bashke me perberesit e tjere). Siper tyre vendosni djathin dhe me pas i vendosni siper feten tjeter te bukes.
Vlerat ushqyese
Kjo eshte nje panine shume e shendetshme. Gjethet e rrepave jane te pasura me minerale si hekuri dhe fosfori, si dhe me vitamina C, vitamina A dhe acidi folik. Pervec kesaj ato furnizojne organizmin me fibra te cilat njihen per vetite e tyre antioksiduese.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu