Pandemia po përhapet me ritme të shpejta, 3 hapat që këshillon mjeku Tritan Kalo

0 1

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, thotë se pandemia e COVID-19 po përshpejtohet dhe kemi ende ditë të vështira përpara. Për këtë arsye, përmes një postimi në facebook thekson se duhet vijuar me testimin e çdo rasti të dyshimtë, izolimin dhe përkujdesjen për çdo rast të konfirmuar, si dhe gjurmimin e karantinimin e çdo personi të kontaktit të ngushtë.

Mesazhi i plotë i mjekut Tritan Kalo:

KEMI ende ditë të vështira para nesh….“Pandemija po përshpejtohet”, ndaj duhet vijuar me:

1- testimin e çdo rasti të dyshimtë,

2- izolimin dhë përkujdesjen për çdo rast të konfirmuar dhe,

3- gjurmimin e karantinimin e çdo personi të kontaktit të ngushtë.” – rikëshilloj dje më 23 Mars 2020 Tedros Adhanom Ghebreyesus, Shefi i OBSH/WHO, si tre nga masat më efikase të kontrollimit të Pandemisë Covid-19, krahas distancimit social, higjenës, ushqyerjes, etj….

NE në Shqipëri NUK po bëjmë asgjë më pak dhe asgjë më shumë se kaq….SË BASHKU dhe në MIRËKUPTIM maksimal do të MUNDEMI tia dalim përballjes me vrastarin e tinzarin Covid-19…. POLITIKAT e mëdha, MILITANTIZMIN e verbër, GJITHDIJESINË, PROTAGONIZMIN e VANITETIN delirant, GOJËHIDHËSINË dhe GJYSËMDIJENITË analfabetiko-funksionle, le t’i lëmë për t’i shpalosur pasi t’a kemi fituar këtë betejë….T’U BËHEMI KRAH me qëndrimet e veprimet tona racionale të gjithë personelit mjeksor, që në vijën e parë të frontit përballet me këtë “armik të padukshëm jetëmarrës”….Të qëndrojmë në mjediste tona, KUR nuk kemi asnjë arësye ekzistancialiste për tju ekspozuar Sars-Cov-2……

MBROJMË VETEN dhe NJËKOHËSISHT vemë edhe më pak NË RREZIK jetët e mjekëve, infermjerëve, imazheristëve, farmacistëve, laborantëve, administratorëve, sanitareve, shoferëve, teknikëve të mirmbajtjes, barrelistëve, koordinatoreve, policëve e ushtarakëve, etj. të cilët përkujdesen për të sëmurët me Covid-19 në spitale dhe ambulatorisht…

JU DUAM dhe JU RESPEKTOJMË….PËKUJDESEMI dhe do të përkujdesemi për JU në çdo minutë, me VETMOHIM e PROFESIONALIZËM shëmbullor….KURRË mos haroni se NE JEMI motrat, vëllezërit, bijat e bijtë tuaj, ndaj edhe JU duhet të na DËGJONI dhe të na RESPEKTONI….BASHKË me MËNDJEKTHJELLTËSI e ZEMËRBARDHËSI ne do tia DALIM MBANË!!!!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X