Pakësimi i kalorive që marrim përmirëson shëndetin

0 1

Nuk është surprizë që pakësimi i kalorive mund të çojë në humbje peshe, por gjithashtu mund të ulë presionin e gjakut, zvogëlon inflamacionin, përmirëson nivelet e kolesterolit dhe ndihmon për kontrollin e sheqerit në gjak.

Një studim i ri ka analizuar sesi kufizimi kronik i marrjes së kalorive mund të ndikojë në trup. Studiuesit ndoqën 218 të rritur të shëndetshëm, të moshave 21 deri në 50 vjeç, dhe rastësisht i caktuan ata të ulin 25% të kalorive të tyre ose të mbajnë dietën e tyre të zakonshme për dy vjet.

Por reduktimi i 25% të konsumit tuaj të kalorive nuk është një veprim i vogël dhe në fund shumica e pjesëmarrësve arritën të ulnin rreth 12% ose 300 kalori. Gjithsesi, pjesëmarrësit patën përfitime të rëndësishme.

Ata kishin presionin e ulët të gjakut dhe inflamimin e reduktuar, si dhe nivelet e përmirësuara të kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Ata gjithashtu humbën rreth 10% të peshës së trupit.

Disa nga këto përfitime mund t’i atribuohen humbjes së peshës së pjesëmarrësve, që ishte mesatarisht rreth 7.2 kilogramë. Por përfitimet ishin kaq të rëndësishme saqë nuk mund të jenë vetëm për shkak të humbjes së peshës, tha në një intervistë Uilliam Kraus, autori kryesor i studimit dhe profesor i mjekësisë dhe kardiologjisë në Universitetin Duke.

Studimi sugjeron se kufizimi i kalorive mund të ketë efekte unike biologjike në rrugët e sëmundjes në trup, por nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar se si.

Megjithëse, studimi tregoi gjithashtu se sa e vështirë mund të jetë për njerëzit që të zvogëlojnë sasinë e ushqimit që hanë për një periudhë të zgjatur kohore. Pjesëmarrësit kaluan trajnime intensive për mënyrën se si të gatuajnë ushqime me kalori të ulët dhe kishin kontrolle të rregullta me nutricionistët, por ata ende nuk ishin në gjendje të përmbushin edhe gjysmën e qëllimit të tyre të reduktimit të kalorive në 25%.

Lexo edhe: Sa kalori duhen ne shtatzani per te mbajtur nen kontroll peshen?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X