Pak dashuri për nënat beqare

0 0

Sa herë kalojnë disa muaj, një valë rraskapitjeje më kaplon. Ndjehem sikur energjia ime është varfëruar, sikur mezi po ia dal me vajzën time 2-vjeçare. Durimi im është shumë i dobët dhe deri në fund të ditës, unë e gjej veten të mbështetur në mur, sepse përpjekja për të qëndruar në këmbë është shumë e tepërt. Ndonjëherë kjo ndjenjë zgjat për një ose dy ditë, ose kur është në kombinim me simptoma premenstruale, ndonjëherë një ose dy javë.

Para se të bëhesha nënë, unë i jepja prioritet gjumit nëntë orë në natë, sepse kjo i nevojitet trupit tim për t’u ndjerë plotësisht energjike. Thjesht reduktimi i kësaj nevoje sjell të gjitha llojet e ndjenjave konfliktuale: dëshpërim, trishtim dhe një lloj ndjenje dorëheqjeje.

Kërkesat e një nëne beqare janë unike e të forta. Ndonjëherë kur mbyllet dita ndjehem si një superhero dhe ndonjëherë ndjehem edhe më e lodhur.

Kujdesem për vajzën time, drejtoj një biznes që është i vetmi burim i të ardhurave që plotëson nevojat tona, përgatis ushqime, shpesh me vajzën time të kapur në këmbën time, pastroj pasi kemi mbaruar së ngrëni, mbaj shtëpinë tonë relativisht të rregullt, drejtoj punën, mendoj për projekte krijuese dhe objektiva të ardhshme, mbaj marrëdhëniet miqësore dhe endem në një formë të praktikës shpirtërore të përditshme.

Kam mësuar ta harxhoj energjinë time me gjëra dhe njerëz të qëllimshëm si një çështje mbijetese, e ushqej trupin tim në mënyrë strategjike, mbroj sa më shumë orë të gjumit në dispozicion, angazhohem në ndonjë formë lëvizjeje çdo ditë, marr kohë për kujdesin ndaj vetes çdo javë dhe nganjëherë jam akoma e lodhur.

Kështu që të gjitha nënave beqare atje, të cilat si unë, nxitojnë ditë e natë të sigurohen që fëmijët e tyre kanë gjithçka që u nevojitet, unë dua t’ju bëj të ditur se ju shoh.

Për nënën beqare që shikon një lavaman plot me enë, drekën që duhet bërë, dhe posta elektronike për t’u përgjigjur pasi të kesh vënë më në fund vogëlushin tënd për të fjetur, unë të shoh.

Për nënën beqare që shtrihet ndërsa fëmija të mundon shumë, unë të shoh.

Për nënën beqare që punon shumë për të blerë ushqime, për të gatuar dhe pastruar gjithashtu, për çdo vakt, unë të shoh.

Për nënën beqare që mban 100% të përgjegjësive të kujdestarisë, unë të shoh.

Unë ju shoh, unë jam ju, dhe ju jeni duke bërë një punë të mrekullueshme.

Një nga klientët e mi më tha një herë, “Nënat beqare janë gratë më të fuqishme në botë” dhe unë pajtohem me çdo qelizë të qenies time. Ne jemi të fuqishme dhe shumë të lodhura.

Lexo edhe: Pse vendosa të jem nënë beqare në moshën 42 vjeçare?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X