Pajisja kontraceptive përfundon në mushkërinë e gruas

0 0

Shumë prej mënyrave kontraceptive mund të ngjallin pasiguri te gratë dhe të ngrenë shumë pyetje. A do të kujtohem gjithmonë të pi kokrrat, a mund t’i besoj kondomëve, a do të dua të ngel shtatzanë përpara se të skadojë koha e spirales? Por një pyetje që ndoshta nuk ia keni bërë kurrë vetes, është a mund të përfundojë pajisja që përdorni në një pjesë jo të duhur të trupit? E vërteta është që mund të ndodhë.

Një grua 31 vjeçare është rasti që e dëshmon këtë. Ajo vendosi një implant NXT në krahun e saj për të parandaluar shtatzani të padëshirura. E mbajti implantin për tetë vjet dhe e ndërroi tri herë gjatë kësaj kohe.

Por herën e fundit vërejti se kishte gjakderdhje të pazakontë. Kur shkoi të mjeku bëri një kontroll dhe rezultoi se pajisja nuk gjendej në krah. Ai e drejtoi menjëherë për një skanim të kraharorit dhe rezultoi se pajisja kishte shkuar në anën e majtë të mushkërisë.

Kjo është diçka shumë e rrallë, por mund të ndodhë nëse kryeni aktivitet intensiv pas futjes së saj.

Operacioni i 31-vjeçares shkoi mirë, por mjekët këshillojnë që të kërkoni ndihmë nëse vëreni çrregullime pas vendosjes së pajisjeve konteaceptive.

Lexo edhe: Si ndikojnë kontraceptivët tek fertiliteti juaj më vonë në jetë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nëse po tentoni për shtatzani,...

Nëse po tentoni për shtatzani, duhet të dini se pjelloria mund të ndikohet nga ushqimi, duke filluar me mëngjesin. Kjo tezë mbështetet nga Dr. Gemma Fabozzi, embriologe klinike dhe nutricioniste...

Vuani nga endometrioza? Mos i...

Endometrioza është një sëmundje delikate, e cila nuk është gjithmonë e lehtë për tu njohur dhe që shkakton pasoja të rëndësishme tek gratë e prekura. Midis tyre, edhe vështirësia për...

Analizat e pjellorisë, tashmë me...

Hulumtimet e fundit nga Eshre, Shoqëria Evropiane e Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë mund të ndryshojnë qasjen ndaj një studimi që shumë gra i nënshtrohen analizës së fertilitetit. Hormoni AMH Studiuesit...

Përbërësi ushqimor që dëmton shumë...

Lloji i dietës së ndjekur mund të ndryshojë spermën e mashkullit brenda disa ditësh, duke ndikuar në lëvizshmërinë e spermës dhe duke luftuar (ose përkeqësuar) infertilitetin mashkullor. Mjafton që burrat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X