Me pagjumësi kemi të bëjmë atëherë kur kemi vështirësi për të na zënë gjumi, kur nuk qëndrojmë dot në gjumë, ose të dyja.
Gjatë shtatzanisë, pagjumësia ka tendencë të jetë më e zakonshme në tremujorin e parë dhe të tretë.
Pagjumësia është mjaft e zakonshme dhe mund të ndiheni mjaft të lodhura, por lajmi i mirë është se pagjumësia nuk është e dëmshme për foshnjën tuaj!
Më poshtë keni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të keni netë më të qeta.
- Pini shumë ujë gjatë gjithë ditës, por minimizoni konsumin e ujit pas orës 7 pasdite!
- Ngrënia e herët e darkës mund të ndihmojë gjithashtu, por mos shkoni në shtrat të uritura, para se të shkoni në shtrat hani një meze të lehtë!
- Shmangni kohën përpara ekranit të paktën një orë para gjumit. Drita blu nga TV, celular, mund të ketë një ndikim në ritmin tuaj cirkadian. Në vend të kësaj, lexoni një libër.
- Një dush qetësues gjithashtu mund t’ju ndihmojë të flini më lehtësisht gjumë.
- Mbajeni dhomën tuaj të freskët, të errët dhe të qetë për kushte optimale të gjumit.
- Shtrihuni në anë, vendosni një jastëk midis gjunjëve dhe përdorni një nën barkun tuaj, ndërsa rritet.
Po ju a keni vuajtur apo vuani ende nga pagjumësia gjatë shtatzanisë suaj? Çfarë ju ndihmon të flini më mirë? Jeni të lutura të ndani eksperiencat tuaja me ne.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu