Oret e para se te porsalindurit

0 0

Spitale të ndryshme kanë mënyra të ndryshme organizimi, megjithatë në përgjithësi hapat që ndiqen janë të njëjta me përjashtim të disa ndryshimeve që mund të ketë secila strukturë nga tjetra. Le të shohim se çfarë ndodh ne pergjithesi në momentet e para pas lindjes.

Mirëseerdhe vogëlush/vogëlushe! Veprimi i parë është vendosja e fëmijës mbi barkun e nënës edhe pse kordoni nuk është prerë ende. Kontakti me nënën është thelbësor sidomos për ushqyerjen me gji.

Banjoja e parë dhe vlerësimi “Apgar”. Në këtë proçes babai mund të jetë i pranishëm. Atij i bëhet banjoja e parë në prani të mjekut pediatër dhe më pas vlerësimi Apgar, i cili saktëson parametrat jetike te fëmijës.

Veshja dhe byrzylyku i parë. Në dorën e fëmijës vendoset byrzylyku me të dhënat e tij personale (numri, gjinia dhe pesha), i cili i vendoset njëkohësisht edhe nënës. Më pas atij i vishen edhe rrobat që i janë dorëzuar më parë stafit mjekësor nga ana e prindërve.

Ndërkohë nëna nxjerr plaçentën…ndërkohë që fëmijës i kryhen këto shërbime, nëna është ende në sallën e lindjes duke përfunduar fazën e fundit të lindjes, në të cilën uterusi falë kontraktimit të fundit nxjerr jashtë edhe plaçentën. Kjo ndodh brenda 15 minutave dhe ndonjëherë mund të nevojitet presioni në zonën abdominale nga ana e infermiereve.

Nëse nevojitet, kryhet qepja. Kjo mund të kryhet edhe me anestezi lokale.

Dy orë në reaminacion. Gruaja qëndron rreth dy orë në dhomën e reaminacionit, në të cilën kontrollohet nga infermieret për hemoragji apo fryrje të qepjes vaginale. Nëse vërehet fryrje vendoset qese me akull.

Fëmija vendoset në gji. Kjo gjë duhet të ndodhë menjëherë për të favorizuar një proçes sa më të mirë.

Mamaja dhe fëmija kthehen në repart. Nëna dhe fëmija kthehen në dhomën e tyre, ku i porsalinduri vendoset në një djep të vogël krah nënës.

Në rast lindje me operacion. Në këtë rast gruaja qëndron në reaminacion për një kohë më të gjatë, kryesisht rreth 12 orë.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X