Orari me i mire per te cuar dhe marre femijen nga kopshti

0 0

Mund të ndodhë shpesh që t’ju duhet të çoni fëmijën më herët në kopsht, apo ta merrni atë më vonë se zakonisht. Por cila është në të vërtetë ora e duhur për të marrë fëmijën nga kopshti apo çerdhja? Para së gjithash na duhet t’ju këshillojmë që të respektoni oraret e strukturës përkatëse, në mënyrë që të mos krijoni konfuzion tek fëmija si edhe rrëmujë në kopsht.

Hyrja

  • 07:30- Në këtë orë zakonisht kopshti hapet dhe nëse do të çoni fëmijën tani ka shumë mundësi që edukatoren ta gjeni me pallto veshur dhe çantë në dorë, ndërkohë që mund të mos ketë asnjë fëmjë brenda. Pra mendojmë se është orar jo i përshtatshëm.
  • 08:30- Orar shumë i mirë. Në kopsht ka fëmijë, edukatorja e pret mirë fëmijën ndërsa ka kohë të bisedojë edhe pak me ju ne lidhje me femijen.
  • 09:00-09:30- Një rrëmujë e madhe. Të gjithë fëmijët janë duke u marrë me aktivitete të ndryshme, janë duke luajtur dhe vrapuar dhe edukatorja duhet të kujdeset për ta. Me siguri ajo do t’ju përcjellë shpejt e shpejt pasi i duhet të merret me fëmijët.
  • 13:00- Ndoshta juve ju duhet një vend ku të lini fëmijën gjatë pasdites por në këtë orë fëmija juaj nuk do ta shijojë aspak kopshtin. Tani me siguri të gjithë fëmijët janë në gjumë.

Marrja nga kopshti

  • 13:00- Në këtë orë fëmija do të jetë i ushqyer dhe ka kryer të gjitha aktivitetet informuese dhe argëtuese. Tani mund të flejë edhe në shtëpi.
  • 16:00- Zakonisht të gjithë fëmijët largohen në këtë orë për në shtëpi. Klima që e shoqëron daljen në këtë orë është shumë e lumtur, ku të gjithë dalin të gëzuar nga kopshti duke përshëndetur edukatoret.
  • 17:30- Me siguri që ai do të jetë i vetmi fëmijë i mbetur në kopsht, prandaj nëse do t’ju duhej të punonit do të ishte më mirë që dikush të shkonte ta merrte para kësaj ore.

Lexoni edhe: Cfare nuk duhet te bejme nese femija nuk deshiron te shkoje ne kopsht?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X