Ora ndryshohet të dielën, si t’i bëjmë fëmijët të mësohen me orarin e ri

0 0

Duke filluar nga nesër, të dielën më 27 tetor, ora do të kthehet një orë mbrapsht.
Megjithëse shumë njerëz do të janë mirënjohës që fjetën një orë më shumë, prindërit e fëmijëve të vegjël e dinë se do të kenë pak probleme derisa të mësohen këta të fundit.

Është e vështirë për fëmijët që të mësohen me rutinën e re, pasi ata duhet të flenë një orë shtesë në mëngjes, dhe të qëndrojnë një orë më shumë zgjuar në darkë.

Ky ndryshim i orës mund të jetë veçanërisht i ndërlikuar për fëmijët e vegjël që kanë një kronotip të hershëm, që do të thotë se ata natyrshëm zgjohen dhe flenë më herët.

Si t’i ndaloni fëmijët tuaj të zgjohen një orë më herët pasi ndryshon ora?

Ekspertët këshillojnë që gradualisht ta vononi rutinën e fëmijës suaj. Kjo këshillohet rreth dy javë përpara se ora të ndryshojnë, por mund ta filloni edhe tani, duke vonuar kohën e gjumit me 15 minuta njëherë në disa ditë.
Kjo e përgatit fëmijën përpara se të ndryshojnë orët dhe e inkurajon atë që të zgjohet më vonë.

Ora e gjumit të drekës dhe ora e konsumit të vakteve duhet zhvendoset për të ndihmuar në rregullimin e ritmit të fëmijës tuaj.

Si të krijoni një mjedis të shëndetshëm të gjumit për fëmijët tuaj

Një mjedis i shëndetshëm është kryesor për gjumin e mirë gjatë natës, gjatë gjithë vitit.
Është e rëndësishme të mbani dhomat e gjumit të errëta, duke përdorur një dritë të vogël nate nëse është e nevojshme.

Sigurohuni që nuk ka stimuj emocionues që mund ta largojnë fëmijën tuaj nga gjumi – lodrat, TV dhe kompjuterët duhet të mbahen në një dhomë të veçantë, kur është e mundur.

Një regjim i rregullt dhe relaksues para gjumit që zgjat rreth 30 minuta do të ndihmojë rutinën e fëmijës tuaj. Provoni një banjë të ngrohtë dhe apo leximin e një libri.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjumi i mirë mbron foshnjat...

Ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën, sipas ekspertëve, prindërit mund të kujdesen për shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël: t'i ndihmojnë ata të pushojnë mirë. Në...

Faza REM e gjumit, është...

A është gjumi një "pilulë magjike" për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor? Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të...

Si ta trajnojmë bebin që...

A ka nevojë të tundet fëmija juaj që ta zërë gjumi, apo zgjohet e kërkon gji në mes të natës, apo biberonin, ose thjesht një përqafim nga ju përpara se...

6 arsye përse është mirë...

Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X