Vitin e kaluar këngëtarja Olta Boka përjetoi ndjenjën më të bukur për një grua, atë të mëmësisë. Në korrik ajo u bë nënë për herë të parë me një vogëlushe të cilës i ka vënë emrin Gaia.
Përveç gjithë lumturisë që Gaia i ka falur mami Oltës, kush është nënë e di mirë se mëmësia ka edhe momente vështirësie.
Së fundmi, këngëtarja ka treguar se e bija ka probleme me pagjumësinë.
“Më parë Gaia arrinte të flinte edhe vetë, por pasi përjetuam një regres gjumin, e kemi më të vështirë vënien në gjumë. A keni edhe ju probleme me gjumin e bebit?”- ka shkruar këngëtarja Olta.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu