Gjatë gjithë periudhës së shtatëzanisë, fëmija ndodhet brenda qeses me lëngun amniotik, e cila e ushqen dhe e mbron atë. Në disa raste mund të ndodhë që gruaja të mos e ketë këtë lëng në nivelin normal, dhe në këtë rast kemi të bëjmë me “Oligodramnios”.
Cfarë është Oligodramnios?
Sasia e lëngut amniotik brenda të cilit ndodhet fëmija, nuk është e njëjtë për gjatë gjithë periudhën e shtatëzanisë. Kjo sasi rritet deri në muajin e 6-të dhe më pas fillon të zvogëlohet në mënyrë fiziologjike për t’i lënë më shumë hapësirë në dispozicion fëmijës, i cili ndërkohë rritet gjithnjë e më shumë.
Do të kemi të bëjmë me Oligodramnios në rastet kur kjo sasi e lëngut amniotik ulet më shumë se vlera normale, pra shkon më poshtë se 50 mm, duke u konsideruar kështu si vlera minimale e lëngut për të cilin fëmija ka nevojë që të arrijë pa asnjë problem deri në terminin e lindjes.
Cilat janë shkaqet e Oligrodramnios?
Shkaqet janë të ndryshme dhe shkaktojnë probleme të ndryshme. Kjo mund të ndodhë sepse gruaja konsumon pak lëngje, gruaja është shumë e stresuar, rritja e fetusit është shumë e vogël. Këshillohet që gruaja të pijë shumë lëngje si edhe të pushojë sa më shumë. Situata më e rrezikshme paraqitet kur kemi të bëjmë me Anidramnios, pra kur lëngjet janë duke u tharë. Në një rast të tillë fëmija rrezikon të ketë mangësi shumë të mëdha në zhvillim.
Si mund ta kuptojmë kur kemi të bëjmë me Oligodramnios?
Nëse ka pak lëng amniotik në placentë nëna do t’i ndjejë në mënyrë më intensive lëvizjet e fëmijës, madje në disa raste mund të jetë në gjendje të dëgjojë edhe rrahjet e zemrës. Një patologji e tillë duhet të diagnostikohet nga mjeku gjinekolog me anën e një ekografie abdominale.
Cilat janë rreziqet për fëmijën?
Duke qënë se funksionet e lëngut amniotik janë mbrojta dhe ushqyerja e fëmijës, ai do të jetë i rrezikuar për të pasur ndonjë keqformim, vonesë në rritje, probleme me mushkëritë, deformim, defekte në trup (për shembull këmbë të shtrembra). Nëse kjo patologji do të jetë e pranishme deri në muajin e 9-të mund të shkaktojë edhe vuajtje fetale gjatë lindjes.
Artikuj te ngjashem:
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu