Ok festuat, po pas festës ku do shkoni?

0 0

Turma grash! Pafund radhë në dyqane lulesh, pafund radhë në parukeri, oferta trajtimesh estetike të afishuara kudo, gra që kanë hequr palltot e rënda, kanë veshur fustan, mbajnë më shumë se asnjëherë tjetër aromë parfumi. Flokë të krehur, thonj të lyer dhe një gushë e ngarkuar me më shumë bizhu se zakonisht. Lokale që buçasin me muzikë dasmash.

Kështu e mendova mëngjesin e datës 8 mars, që në mbrëmjen e datës 7. Dhe nuk gabova. Sapo dola nxitimthi për të shkuar në punë si zakonisht, pashë me sy atë që kisha parë një natë më parë me sytë e mendjes. Kisha gabuar vetëm me masën. Ajo që pashë në realitet ishte shumëfishi i asaj që kisha menduar.

Isha pak vonë për në punë, por u vonova edhe më shumë kur në dyqanin që do të blija lule për drejtoren time (mendim që nuk më erdhi në çast, pasi e kisha menduar prej kohësh), kishte një radhë të paimagjinueshme burrash e grash. Ndryshe nga ditët e tjera kur buqetat përgatiteshin në moment e gjeje tek-tuk ndonjë të gatshme, atë ditë bëhej tek- tuk ndonjë në çast dhe kishte pafund buqeta të përgatitura më herët, me madhësi e çmime të caktuara qartë.

Dhe sa mirë kishin bërë!

Dyqani i luleve është sipërmarrja e një burri apo një gruaje, që në ditën e gruas gjeneron para ndoshta më shumë se çdo ditë tjetër të vitit. Kishin bërë shumë mirë që kishin parapërgatitur lulet që me shumë dashuri ne do t’ja dhuronim nënës, motrës, gruas, shefes, vjehrrës, të cilat edhe këto do të ishin përgatiur me siguri për t’i marrë.

Ndërsa ndeshem me fytyra të qeshura, të zbukuruara, ajo që ndiej me atë që shoh janë në kontradiktë të madhe. Është paradoks, por unë nuk gëzohem dot për këto gra që janë kaq të gëzuara për ditën e tyre.

Nuk gëzohem dot sepse kur shoh veshjen e tyre të bukur më vjen në mënyrë të pashmangshme në mendje që për atë veshje mund të kenë ëndërruar ndoshta që nga 8 marsi i vitit të kaluar, sepse kur i shoh duke kërcyer në lokal më vjen në mendje që hera e fundit që mund të kenë kërcyer mund të ketë qenë në një dasmë të farefisit, sepse kur i shoh me njëra-tjetrën më vjen në mendje që në 364 ditë të tjera ose i kam parë shumë rrallë, ose i kam parë të shoqëruara vetëm nga burri.

Nuk gëzohem dot sepse kur i shoh të marrin lule, vras mendjen nëse ndonjë ditë tjetër të vitit kanë marrë të tilla. Sepse kur i shoh te parukierja, apo të veshura bukur, më vjen në mendje që ditë të tjera, ndoshta, përpara se të dalin nga shtëpia i kërkojnë leje burrit nëse mund të dalin, apo nëse veshja është e përshtatshme.

Këto janë vetëm përjetime që më vijnë si deja vu gjatë rrugës shumë të shkurtër nga shtëpia në punë.

Ndërsa, kur në kafen e “zakonshme” të mëngjesit u ulëm për të diskutuar rreth festës protestë, apo protestës festë, mendimet kontraditkore vijnë duke u përshkallëzuar. Si mundet një grua të festojë kur ndoshta edhe lekët për këtë festë ia ka kërkuar burrit? Si pranon lule kur shumë herë të tjera mund të ketë pranuar e heshtur shpulla? Si bëhet aq sociale, aq e përfshirë në komunitet kur në ditë të tjera ajo nuk mundet të pijë as kafen e mëngjesit me shoqet e saj?

Si mund të festojmë kur jo shumë kohë më parë, kemi dëgjuar në lajme apo në rrethin e ngushtë e të gjerë se një burrë vrau të shoqen sepse kishte krijuar bindjen se e tradhtonte për shkak të lëvizjes së perdes, se një nip vrau gjyshen se nuk i dha lekë për hashash, se një grua vjedh sepse nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të ushqyer fëmijët?

Jam femër, jam feministe, por kjo festë më duket hipokrizi.

Më duket përbaltje e figurës së femrës, e cila është e programuar gjithë vitin për këtë ditë. Poshtërohet gjithë vitin me pabesi, me dhunë, me agresivitet, me mohim të drejtash, ndërsa në datën 8 mars poshtërohet me lule.

Me një hipokrizi masive.

Gjithsesi festat në vetvete nuk kanë asgjë të gabuar, por pyetja ime e vetme është: Ç’do të bëni pas festës?

Lexo edhe: Per 8 marsin dhe patetiket qe nuk e duan feste!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X